Aktuale
Obiliqi bëhet me rrugë të reja
Ministria e Infrastrukturës ka nisur investime të reja në Komunën e Obiliqit.
Me këtë rast në fillimin e punimeve ka marr pjesë zëvendësministri Rexhep Kadriu.
Investimi i MI-së është i orientuar në kompletimin e infrastrukturës rrugore, që përfshijnë rrugën Milloshevë – Plemetin, dhe asfaltimin e rrugës Palaj – Ljathishtë, komuna e Obiliqit.
Ai vizitoi nga afër edhe asfaltimin e segmentit të dytë të rrugës Nacionale N2, segmenti Nadakoc – Smrekonicë.
Numri dy i Infrastrukturës në Kosovës, ua ka përcjellur mesazhin e ministrit Pal Lekaj, se punimet duhet të kryhen në afatin e paraparë me kontratë.
Rruga Milloshëvë – Plemetin është e gjatë afër 2 kilometra dhe kosto e saj është 152 mijë euro. Ajo Palaj- Lajthishtë ka gjatësi mbi 2.2 kilometra dhe vlera e investimit është mbi 330 mijë euro.
Të dy këto rrugë janë investim i MIT dhe po realizohen në kuadër të memorandumit të bashkëpunimit mes ministrisë dhe komunës së Obiliqit, njofton Ministria e Infrastrukturës përcjellë Klan Kosova.
Kurse segmenti i dytë i rrugës Nacionale N2, Nadakoc – Smrekonicë ka gjatësi 2.5 kilometra dhe ka vlerë investive afër dy milionë euro dhe është pjesë e investimit të zgjerimit të rrugës Nacionale N2, Prishtinë – Mitrovicë.
Komuna e Obiliqit, udhëhiqet nga kryetari Xhafer Gashi, i cili vjen nga subjekti politik Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Gashi tani është në mandatin e tij të dytë në krye të kësaj komune.





