Aktuale
Banka Botërore dhe BERZH-i me studim fizibiliteti për pendën e Kremenatës
Kamenica po përballet me mungesën e burimeve të ujit, ndaj Banka Botërore është duke realizuar studimin e fizibilitetit për ndërtimin e pendës së Kremenatës. Me të synohet që të bëhet furnizimi me ujë të pijes për banorët e Kamenicës dhe ata të Komunës së Ranillugut.
Banka Botërore është duke përkrahur këtë projekt ngase rajoni i Anamoravës në bazë të shënimeve është zona më e thatë në Kosovë, e cila ka më së paku të reshura vjetore. Nga penda e Kremenatës parashihet të realizohet edhe ujitja e tokave bujqësore. Të dhënat zyrtare flasin se lumi i Kremenatës ka një sipërfaqe prej 56 kilometrash katrore dhe se kostoja e ndërtimit të pendës kap vlerën e milionave, shkruan Koha Ditore.
Qeveria është zotuar se do të sigurojë mjetet gjatë negociatave me partnerët e mundshëm, të cilët do të jenë të gatshëm për financimin e projektit.
Kryeshefi ekzekutiv në kompaninë e ujësjellësit “Hidromorava”, Muhamed Suliqi, deklaron se tashmë kanë filluar punët për studimin e fizibilitetit për ndërtimin e Pendës së Kremenatës. Ai ka thënë se Banka Botërore është duke përkrahur këtë projekt.
“Me Bankën Botërore është duke u bërë studimi i fizibilitetit për ndërtimin e një pende në Kremenatë dhe janë duke i bërë matjet e prurjeve të ujit. Do të kemi studimin e fizibilitetit dhe do të kemi edhe koston e ndërtimit të pendës. Nga penda parashihet furnizimi me ujë për Komunën e Kamenicës për zonën urbane dhe zonën rurale dhe po ashtu parashihet që për shkak të gravitetit furnizimi me ujë edhe për Komunën e Ranillugut. Përveç furnizimit me ujë të pijes aty parashihet edhe kanali i ujitjes. Qeveria e Kosovës ka marrëveshje me Bankën Botërore për këtë”, ka thënë a