Connect with us

Aktuale

Prevalla mes bukurive natyrore dhe ndërtimeve nga betoni

Published

on

Prevalla është një ndër vendet më piktoreske që ka Kosova. Ky vend malor gjendet 28 kilometra larg Prizrenit. Njihet për për fenomenin e gërshetimit të dy rrymave ajrore (ajri mesdhetar dhe ajri i bjeshkëve të Sharrit). Për këtë edhe preferohet nga mjekësia që së paku një herë në vit të vizitohet ky vend, pasi ndihmon në fitimin e rruzave të gjakut, ndihmon në të pamurit (shikueshmëri të qartë), por edhe për sëmundjet e mushkërive.

Edhe pse Kosovën këto ditë e kishte përfshirë i nxehti i gushtit, Prevalla i kishte shpëtuar këtyre temperaturave të larta, atje kishe rreze dielli gjatë gjithë ditës dhe por edhe reshje shiu që të ofronin freski verore.

Prevalla ka bjeshkë dhe male të bukura si dhe një lum me shkëmbinj të mëdhenj, ku turistët kanë mundësi të shohin bukuri natyrore nga me të ndryshmet. Ky vend ofron pamje mahnitës në çdo stinë të vitit.

Ekipi i SYRI.net Kosovës, ka qëndruar në këtë vend turistik për të parë vendin dhe për të marrë përshtypjet e vizitorëve.

Rruga nga Prizreni e deri në Prevallë është e asfaltuar mirë, por është edhe e veçantë pasi që në të dy anët e rrugës ka bjeshkë të bukura dhe shkëmbinj të mëdhenj që i japin asaj pjesë një pamje përrallore.

Ky fshat turistik tashmë numëron me qindra shtëpi malore, hotele dhe motele. Çmimet e banimit për turistë janë të ndryshme varësisht nga hoteli/moteli por variojnë nga 20 deri në 60 euro.

Ky vend ka qindra hektarë me pyje, por në disa vende shihet se ka prerje ilegale të pyjeve gjë që është shumë e dëmshme për këtë vend piktoresk.

Në malet e Prevallës ka kafshë të ndryshme të egra, dhe gjurmët e tyre mund të shiheshin në baltën e krijuar pas reshjeve të shiut që ishin në ditët e nxehta të gushtit.

Vizitorët shprehen të kënaqur me bukuritë natyrore të Prevallës, por edhe me çmimet e akomodimit, ata thonë se ia vlen që të vizitohet ky vend, ku ofrohen mundësi të shumta të relaksimit në natyrë.

“Është një vend i mrekullueshëm, ka male të bukura dhe bjeshkë shumë të mëdha, për ne qe kemi nevoj të ikim nga të nxehtit, Prevalla është vendi ideal. Ky vend të qetëson dhe relakson. Çmimet janë të arsyeshme, nuk janë aq shtrenjtë, unë jam i akomoduar në hotel ‘Sharri’ ku shërbimi që më ofrohet ia vlen për shumën që paguaj, këtu kam çdo gjë që dua, ushqimin bio, qetësin, reahtin e mbi të gjitha sigurinë, diçka shumë e rëndësishme për ne vizitorët”, thotë Fehmi Ninxha.

Gjithashtu edhe Isa shprehet i kënaqur me mundësitë që ofron Prevalla, ai thotë se ky vend ka nevojë edhe për disa investime në mënyrë që të tërheqë sa më shumë vizitorë.

“Këtu jam qe dy ditë, është hera e parë që e vizitojë këtë vend dhe mund të them që është vend shumë fantastikë. Kam marrë disa gjëra që më nevojitën për të pushuar pasi kam ardhur më familje dhe po ia kalojmë shumë mirë. Ajo që do të doja do të ishte disa investime nga shteti që të bëhet një qendër e mirë e pushimi, por po e shoh që këtu ka nevojë edhe për një qendër skijimit, pasi që ka vende shumë të përshtatshme për këtë gjë. Zgjodha Prevallën para detit vetëm pse më ofron qetësin, ajrin e pastër por edhe çmimet e arsyeshme”, thotë ai i cili kishte ardhur nga Franca për të kaluar disa ditë këtu.

Stina e verës sjellë më shumë vizitorë

Prevalla është më e vizituar verës sesa dimrit, përjashto këtu festat e fundvitit, ku një numër i konsiderueshëm i njerëzve shkojnë për të festuar festat në këtë vend malor.

Pronarët e moteleve dhe të dyqaneve thonë se gjatë verës çdo ditë ka qindra vizitorë dhe ky vend ka një dinamikë shumë të madhe e rrjedhimisht edhe përfitime për këto biznese që veprojnë atje.

Pronari i një hoteli këtu, Jahir Hasani, thotë që kur investoi në këtë pjesë të gjithë e kritikuan për shkak se ishte i pari që bëri një biznes të këtij lloji në këtë vend. Jahiri për SYRI.net Kosovën thotë se biznesi i tij më shumë është i fokusuar në ofrimin e shërbimit për vizitorët e zakonshëm por edhe ekipet e ndryshme të cilët vin dhe bëjnë workshope këtu.

“Jam munduar që në rend të parë të vendoset klienti dhe kërkesat e tij, gjithmonë mundohemi të ofrojmë më të mirën për ta, pasi ne jemi të parët por edhe më të kërkuari në këto anë, pasi kemi hapsirë për grupe të ndryshme të punës të cilët vinë në mënyrë të organizuar dhe mbajnë seminare. Nuk mund të lihen anash as vizitorët e huaj të cilët janë shumë të zakonshëm këtu tek ne. Kemi vizitorë të shumtë nga Amerika e Evropa por viteve të fundit kemi edhe nga vendet arabe”, tha ai..

Image

“Hoteli ynë është munduar që nga fillimi t’i respektoi të gjitha standardet që janë kërkuar, e shumë herë edhe i kemi tejkaluar ato. Biznesi që drejtoi përveç pamjes mahnitëse që ofron, ne kemi prioritet që të ofrojmë edhe ushqimi 100 për qind bio, higjena është dhe sigurinë janë fokusi jonë, por me shtimin e vizitorëve shtohen dhe kërkesat prandaj çdo herë po mundohemi të ofrojmë më të mirën. Tani do kemi plane për ndërtimin e pishinës së ngrohtë jashtë e që është e para në Kosovë, që gjatë dimrit të jetë e gatshme për vizitorët”, përfundon Hasani.

Fshati turistik i Prevallës me shtëpi betoni!

Që nga mbarimi i luftës në Prevallë janë ndërtuar shumë objekte dhe vila të ndryshme nga politikanë e biznesmenë, ndër to një pjesë e madhe janë pa leje dhe për këtë arsye ish-ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor pati marrë vendim për rrëzimin e disa objekteve, por pas mbarimit të mandatit të tij, ky proces ka ngecur.

Një sipërfaqe prej 27 hektarësh e fshatit Prevallë kishte nisur para nëntë vitesh të shndërrohej në qendër turistike. Komuna e Prizrenit e nisi projektin e urbanizimit të zonës, por tash, dhjetë vjet më vonë, zyrtarë të lartë të saj ankohen se politikanët erdhën, ndërtuan pa plan dhe shkatërruan projektin për qendrën turistike.

Planifikoheshin 360 vila në atë zonë. Një numër prej 35 syresh planifikonte t’i ndërtonte vetë komuna, që pastaj t’i jepte në shfrytëzim, ndërsa 315 vila planifikoheshin të ndërtoheshin nga personat privatë.

Tani atje janë mbi 100 vila të ndërtuara, por 90 prej tyre vlerësohet se u ngritën në mospërputhje me planin urbanistik të paraparë nga Komuna e Prizrenit si dhe me udhëzimin dhe ligjin që rregullon mbrojtjen e mjedisit.

Në vend të ndërtimeve prej druri, në fshatin Prevallë janë ndërtuar objekte prej betoni dhe materialeve të tjera të forta. Autoritetet nuk janë në gjendje t’i ndalin hovin këtyre ndërtimeve të egra

Image

Prevalla ishte paraparë të shndërrohej në një fshat turistik, me ndërtime njëkatëshe prej druri, por aty janë ngritur godina disakatëshe prej betoni dhe materialeve të tjera të forta.

Komuna e Prizrenit pati filluar dhënien e lejeve ndërtimore ka qenë dashur t’i përshtatet lokacionit malor të Prevallës vetëm baza të jetë prej betoni, kurse objektet të jenë njëkatëshe dhe të ndërtohen me materiale kryesisht prej druri.

Objektet janë ndërtuar dhe po vazhdojnë të ndërtohen pa respektimin e lejeve të ndërtimit, të dhëna nga Drejtoria për urbanizëm e planifikim hapësinor në Prizren kështu që në Prevallë është krijuar kaos urbanistik dhe degradim i ambientit jetësor.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending