Connect with us

Featured

Freskoni kuzhinën me tone dielli

Published

on

Nëse aspiratorin dhe derën e shporetit i ngjyrosni me të verdhë, këtë hapësirë do ta bëni moderne dhe do të dukej sikur në rregullimin e saj ju ka ndihmuar ndonjë arkitekt i famshëm

Të gjitha elementet varëse dhe pllakat e punës mund të jenë me ngjyrë të verdhë, por mund t’i zëvendësoni edhe disa pjesë të pllakës së punës, për ta thyer monotoninë e ngjyrave, transmeton Telegrafi.

Elementet jovarëse të kuzhinës, përkatësisht ato të cilat kanë këmbalecë, sërish janë në moderne. Këto pjesë mobiliesh duken sikur qëndrojnë pezull në hapësirë, por që gjenden në ambientin e kuzhinës. Mjafton që vetëm ky element qendror të jetë në ngjyrë të verdhë.

Njërin ndër muret ngjyrosni me të verdhë, por mundeni edhe vetëm pjesën e sipërme të murit (më i bukur do të ishte mbi pllaka). Kështu do të arrini efektin fenomenal të freskisë dhe modernes.

Freskinë do ta krijoni edhe nëse e ngjyrosni vetëm tavanin, ndërsa bukuri të veçantë do të japë pjesa e verdhë e murit mbi tavolinën e larjes së enëve dhe mbi shporet.

Nëse keni elemente varëse të hapura, shumë interesante do të duken nëse disa faqe të brendshme i ngjyrosni me ngjyrën e diellit. Shikimi menjëherë do të “fluturojë” te këto pjesë, duke i bërë vende kryesore në kuzhinë.

Pikërisht për këtë shkak patjetër duhet të përpiqeni që brenda tyre çdo gjë të jetë në rregull dhe reprezentative, qoftë kur është fjala për enët, kavanozat dhe erëzat, aparatet e vogla shtëpiake…

Ngjyrosni aspiratorin dhe dyert. Me këtë veprim kuzhinën do ta bëni në çast tërësisht moderne dhe do të duket sikur në rregullimin e saj ju ka ndihmuar ndonjë arkitekt i famshëm. Kështu do ta bëni të këndshëm qëndrimin në kuzhinë edhe për ata të cilët kjo edhe nuk u është hapësirë aq e dëshirueshme në shtëpi.

Dyshemenë shtrojeni me mozaikun e bërë nga pllakat e verdha, të hirta apo teget, apo vendosni për variantin e zakonshëm verdhë-e zezë apo verdhë-e bardhë.

Mund të vini edhe ato të cilat kanë vetëm nga ndonjë detaj të verdhë, mirëpo nëse keni banak, pranë tij vendosni karrige të larta nuancë të njëjtë.

Për të lidhur pjesën e sipërme të hapësirës në tërësi, mjafton që në mure të varni pikturën e cila në vetvete përmban ngjyrën e verdhë. Do të krijoni një kënd të vogël artistik…

Duke pasur parasysh që fjala është për ngjyrën e ndjeshme, të vështirë për mirëmbajtje, elementet e kuzhinës patjetër duhet t’i pastroni rregullisht, për të ruajtur shkëlqimin dhe freskinë.

Featured

Kompanitë kosovare ftohen të respektojnë Ligjin gjerman të furnizimit

Published

on

Ligji Gjerman i Zinxhirit të Furnizimit (Lieferkettensorgfaltspflichtengesetz – LkSG) ka hyrë në fazën e dytë të zbatimit më 1 janar 2024, duke zgjeruar fushëveprimin e tij për të mbuluar të gjitha kompanitë në Gjermani me mbi 1000 punonjës.

Zgjerimi do të shtojë rreth 2,000 kompani gjermane në kuadrin rregullator. Këto kompani do të aplikojnë kriteret që parashihen me ligj përgjatë gjithë zinxhirit të tyre të furnizimit dhe tek furnitorët jashtë Gjermanisë. Përfshirë këtu kompanitë nga Kosova që janë furnitorë të kompanive gjermane, apo që synojnë të bëhen furnitorë për kompani gjermane.

Ligji për Zinxhirin e Furnizimit u miratua në vitin 2021 dhe zyrtarisht hyri në fuqi më 1 janar 2023, duke iu kërkuar kompanive gjermane të plotësojnë kritere për të siguruar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut dhe çështjet mjedisore në zinxhirët e tyre të furnizimit global.

Ligji implementohet në tri faza: Në fazën e parë, ligji gjerman u aplikua për kompanitë me mbi 3000 punonjës në Gjermani. Përafërsisht 900 kompani të mëdha gjermane u detyruan ta zbatojnë ligjin.

Në vitin e parë të zbatimit, Zyra Federale për Çështjet Ekonomike dhe Kontrollin e Eksportit (BAFA) ishte përgjegjëse për monitorimin dhe zbatimin e ligjit. BAFA kreu 486 inspektime të kompanive të mëdha për të vlerësuar pajtueshmërinë. Vlerësimi i përgjithshëm i BAFA ishte pozitiv, duke gjetur se kompanitë ishin përgjithësisht të suksesshme në krijimin e sistemeve dhe proceseve të nevojshme për të përmbushur kërkesat e Ligjit në fazën e parë.

Megjithatë, zgjerimi i zbatueshmërisë së Ligjit Gjerman të Zinxhirit të Furnizimit në ndërmarrjet e  mesme pritet të paraqesë më shumë sfida.

Kompanitë kosovare që nuk i zbatojnë kushtet e parapara me këtë ligj, nuk do të mund të vazhdojnë apo fillojnë eksportin në Gjermani.

Continue Reading

Aktuale

‘Autostrada Hangar’ do të hapë dyert për publikun më 5 Mars 2022

Published

on

Autostrada Hangar synon të gjenerojë bashkëjetesë mes komuniteteve duke punuar dhe prodhuar së bashku si një ekip dhe do të përdoret veçanërisht për të plotësuar nevojën urgjente të një edukimi joformal dhe programeve të ndërtimit të aftësive në mënyrë që të fuqizojë të rinjtë në Kosovë dhe rajon.

“Edhe pse hapësira jonë u përdor si një nga ambientet kryesore të edicionit të tretë në 2021, ku patëm një vit mjaft të suksesshëm me ekspozitën tonë ndërkombëtare, programin e zhvillimit të aftësive dhe edukimit, më 5 mars ajo do të jetë gati të hapë dyert e saj me një dizajn i ri dhe një program vjetor.

Deri më tani, ne kemi qenë të përkushtuar për të institucionalizuar “Autostrada Hangar” si institucioni i vetëm i artit bashkëkohor në Prizren përmes krijimit të një programi publik vjetor bazuar në nevojat e komuniteteve dhe partnerëve duke ndjekur parimin e gjithëpërfshirjes, duke e bërë programin të hapur për komunitete të ndryshme dhe më shumë. ekologjikisht të qëndrueshme”, shkruan në njoftim./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Asociacioni i Arkitektëve shpallë zgjedhjet për kryetar

Published

on

Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, njofton se duke u bazuar në Ligjin Nr. 06/L-043, për Lirinë e Asocimit ne Organizata Joqeveritare dhe Nenit 27, të Statutit të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, të vitit 2020, shpallë Zgjedhjet e rregullta për Kryetarin e AAK-së

Kuvendi zgjedhor i Asociacioni i Arkitektëve kosovar, do të mbahet të mërkurën, më 30.03.2022 nga ora 17:00, në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës – Prishtinë.

Ftohen, të gjithë anëtarët e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës që të marrin pjesë në kuvendin zgjedhor, dhe në frymën e konkurrencës së lirë dhe kandidimit, të shprehin vullnetin e tyre për tu kandiduar për pozitën e kryetarit të a-a-k, duke u mbështetur në nenin 33, të statutit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending