Connect with us

Aktuale

INPO: Prishtinës për gjashtë muaj shpenzon vetëm 9.89% të buxhetit për investime kapitale

Published

on

Organizata INPO thotë se është e shqetësuar lidhur me paaftësinë kronike të komunës së Prishtinës në realizimin e buxhetit për projekte kapitale.

Përmes një reagimi drejtuar mediave, thotë se Kuvendi komunal i Prishtinës në mbledhjen e shtatë ka pasur në rend dite diskutimin për raportin financiar janar-qershor 2019, raport i cili pasqyron defektet kronike të kësaj komune lidhur me shpenzimet e buxhetit për projekte kapitale.

“Nga 147 projekte kapitale që kanë të planifikuara drejtoritë komunale, realizimi ka filluar vetëm në 44 nga to apo 29.93%. Gjendje më e rëndë dhe e cila kërkon veprime urgjente është Drejtoria e investimeve kapitale e cila nga 33 projekte ka filluar ti realizoj vetëm gjashtë projekte. Kujtojmë që kategoria e investimeve kapitale është duke shënuar regres të vazhdueshëm e cila në vitin që lamë pas theu të gjitha rekordet negative ku buxheti i shpenzuar ishte vetëm 43%, ndërsa me këtë ritëm këtë vit gjendja do të jetë edhe më e rëndë duke marr parasysh që për gjashtë muaj për këtë kategori është shpenzuar buxheti vetëm 9.89%. Përkundër rekomandimeve të vazhdueshme të Zyrës Kombëtare të Auditimit dhe reagimeve të Organizata INPO, komuna nuk po dëshmon aftësi të kapërcimit të kësaj gjendje, përkundrazi po vazhdon trendi negativ”, thuhet në reagim.

Shqetësues, thuhet tutje, mbetet fakti që udhëheqësit komunal, kryetari dhe dy zëvendëskryetarët nuk ishin të pranishëm në mbledhjen e kuvendit duke dëshmuar edhe njëherë që problemet vitale të komunës së Prishtinës nuk janë në listën e prioriteteve të tyre.

“Gjithashtu është për të ardhur keq edhe mos vullneti i anëtarëve të kuvendit komunal për të dhënë kontribut dhe për ta ushtruar ndikimin e tyre që raportet e ardhshme të jenë më pozitive në të ardhmen. Nga 51 anëtarë sa ka kuvendi, vetëm shtatë prej tyre diskutuar lidhur me raportin financiar, madje gjashtë nga ta ishin pjesë e partive opozitare”, thuhet në reagimin e INPO-s.

Raporti financiar për këtë periudhë kohore, thuhet në reagim, pasqyron faktin që të gjitha drejtoritë janë duke u përballur me probleme serioze në shpenzimet e buxhetit për projekte kapitale.

“Drejtoria e administratës nga pesëmbëdhjetë projekte kapitale të planifikuara ka filluar ti zbatoj vetëm pesë, Drejtoria e parqeve si një drejtori e krijuar për ti dhënë rëndësi hapësirave të gjelbërta në Komunën e Prishtinës, nga tetë projekte kapitale ka filluar ti zbatoj vetëm tri. Kjo dëshmon që drejtoria në fjalë ka defekte në planifikim dhe menaxhim duke pasur parasysh nevojat e jashtëzakonshme për investime në këtë fushë. Drejtoria e infrastrukturës nga njëzetepesë projekte kapitale ka filluar zbatimin e vetëm gjashtë projekteve, Drejtoria e bujqësisë ka vetëm një projekt kapital dhe për këtë gjashtëmujor nuk ka bërë asnjë shumë në kuadër të realizimit të projektit, pra shpenzimet janë 0.00%. Drejtoria e zhvillimit ekonomik përkundër rëndësisë esenciale që ka nga njëmbëdhjetë projekte të planifikuara vetëm një e ka filluar dhe ka arritur të shpenzoj vetëm 3.68% të buxhetit. Drejtoria e Planifikimit dhe inspeksionit i kanë të planifikuara shtatë projekte dhe për gjashtë muaj nuk kanë shpenzuar asnjë mjet nga 303,000.00 € sa kanë në dispozicion. Drejtoria e shëndetësisë nga njëmbëdhjetë projekte të planifikuara i ka filluar vetëm gjashtë, Drejtoria e shërbimeve sociale nga dy projekte që ka nuk ka filluar të zbatoj asnjë projekt kapital, Drejtoria e kulturës nga shtatëmbëdhjetë projekte të planifikuara ka filluar zbatimin në vetëm shtatë projekte, Drejtoria e sportit të planifikuara ka dy projekte, ndërsa ka arritur të filloj vetëm njërin projekt dhe Drejtoria e arsimit ka të planifikuara pesëmbëdhjetë projekte kapitale, ndërsa ka filluar zbatimin në nëntë projekte. Pra, pothuajse në të gjitha drejtoritë e komunës së Prishtinës trendi i rënies së zbatimit të buxhetit për investime kapitale është evident dhe nëse nuk merren masa të menjëhershme gjasat janë që shumica e projekteve kapitale të mos mund të realizohen gjatë vitit 2019, ndërsa nevojat e komunës, respektivisht qytetarëve për këto investime janë të jashtëzakonshme”, thuhet në kumtesën e INPO-s.

Andaj, INPO i bën thirrje ekzekutivit të komunës së Prishtinës që urgjentisht të identifikoj faktorët e këtij trendi negativ të realizimit të projekteve kapitale dhe në të njëjtën kohë të marr masa adekuate dhe të menjëhershme sepse qytetarët po përballen me nevoja elementare si pasojë e moszbatimit të projekteve me kohë, ndërsa komuna ka luksin të bartë nga viti në vit miliona euro.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending