Aktuale
Kosova përfiton grante mbi 6 milionë euro nga WBIF
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2019/07/prishtina-foto-xhemail-sllovinja-1_7051.jpg)
Kosova ka fituar grante në vlerë mbi 6 milionë euro, nga Korniza Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF), duke e bërë Kosovën njërën nga vendet përfituese të Ballkanit Perëndimor.
Ministrja Dhurata Hoxha theksoi rëndësinë e WBIF granteve në implementimin e projekteve që kanë për synim zhvillimin e qëndrueshëm të sektorëve strategjik siç është energjia, transporti, mjedisi, si dhe zhvillimi i sektorit social dhe privat.
“Ministria e Integrimit Evropian, në konsultim me bankat zhvillimore të cilat marrin pjesë përmes huadhënies, koordinoi procesin e përgatitjes së aplikimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës në kuadër të thirrjes së 21-të për grante të asistencës teknike të Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor (ËBIF)”, ka thënë miinstria Dhurata Hoxha, thuhet në njoftimin e miinstrisë.
Sipas njoftimit për media të Ministrisë së Integrimeve Evropiane, ministrja Hoxha deklaroi se në kuadër të asistencës teknike për Kosovën u miratuan 4 grante në nivel nacional në shumë prej mbi 5.5 milionë euro, dhe një projekt në nivel rajonal në shumë 624,000 euro.
Kosova përfiton nga këto grante përmes këtyre projekteve:
Sistemet e Ngrohjes Qëndrore (€2,010,000)
Plani për Furnizimin me Gaz dhe Shqyrtimi i Kornizës Rregullative dhe Asistencës (€1,507,500)
Nxitja dhe Shfrytëzimi i Mundësive për Sigurinë e Ujit në Kosovë: Ndërtimi i Digës së Kremenatës (€1,040,000)
Ndërtimi dhe Rehabilitimi i Infrastrukturës së Kujdesit Shëndetësor (€1,005,000)
REEP Plus, Dritarja 4 – Ndërtesat Publike (€624,000)
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)