Aktuale
Festivali i Arkitekturës në Kosovë, në listën e “ngjarjeve që duhet vizituar” nga Dezeen
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2019/07/events-guide-2019-jack-bedford_dezeen_2364_hero-1704x956.jpg)
Një nga faqet më të mëdha arkitekturore, Dezeen, ka bërë një përmbledhje të eventve të rëndësishme në fushën e arkitekturës gjatë këtij viti, të cilat do të mbahen nëpër të gjitha vendet e botës, shkruan Ndërtimi.info.
“Për t’ju ndihmuar në përzgjedhje, ne kemi përpiluar një udhëzues definitiv me mbi 50 nga ngjarjet më të mira të vitit 2019 për kalendarin tuaj”, shkruan Dezeen.
Në listën e gjatë të ngjarjeve bën pjesë edhe Festivali i Arkitekturës në Kosovë.
“Festivali i Arkitekturës së Kosovës është ngjarja më e madhe vjetore në arkitekturë, urbanizëm dhe dizajn në rajonin e saj, me më shumë se 40 ngjarje individuale të përhapura gjatë korrikut, gushtit dhe shtatorit”, thuhet në artikull.
Këtë vit disa nga ligjëruesit kryesorë ishin Jeffrey Shumaker, Odile Decq, Mohsen Mostafavi dhe pikërisht kryeredaktori i kësaj reviste, Marcus Fairs.
Ndërtimi.info ka sjellë disa intervista ekskluzive nga ligjëruesit të cilat mund t’i gjeni më poshtë:
Marcus Fairs:
https://ndertimi.info/marcus-fairs-disa-nga-ndertimet-e-fundit-ne-kosove-jane-turperuese-e-te-teperta/
Jeffrey Shumaker:
https://ndertimi.info/jeffrey-shumaker-rehatoni-makinat-ne-kosove-ato-jane-kudo-jashte-kontrollit/
Faqja zyrtare e Festivalit të Arkitekturës: http://kosovoarchitecture.com/
Lista e plotë e eventeve nga Dezeen: https://www.dezeen.com/2019/01/16/architecture-design-events-guide-2019/amp/?fbclid=IwAR3AA2WSl5nWhUD7jXBz7L8qK7vdbL96-bT6paD-8FNhTcQ8tdAiapBVNd0
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)