Aktuale
Gjykata vendos që të mos rrënohet objekti i “Abi Çarshisë”
Drejtori i Insektoratit të Prizrenit, Islam Thaçi, ka mbajtur sot një konferencë për shtyp për rastin e rrënimeve në “Abi Çarshi”.
Thaçi ka shpjeguar rrjedhën e ngjarjeve, dhe rrënimin e një pjese të qendrës e cila ishte penguar disa herë nga pjesëtarë të policisë me arsyetimin se kishin urdhër nga prokurori, urdhër ky i cili nuk është publikuar asnjëherë, ka thënë Thaçi.
Sipas tij kjo ka ndodhur si pasojë e presioneve të ndryshme, të natyrave të ndryshme, për të cilat nuk ka dashur të komentojë.
“Drejtoria e inspektoratit ka dalë sot për ta ekzekutuar një aktvendim të vetin që është i ligjshëm. Është aktvendimi për rrënim vullnetar, pastaj dalim në vendimin i cili nuk është i respektuar nga pala apo nga investitori dhe i cili sipas ligjit për inspektorat dhe ligjit për ndërtim vlerësohet si ndërtim i kundërligjshëm”, ka thënë Thaçi.
Por Gjykata Themelore në Prizren më kërkesë të palës së investitorit “Abi sh.p.k” ka caktuar një masë për ndalimin e përkohshëm të Komunës së Prizrenit vazhdimin e rrënimit të objektit.
Ky vendim ishte marrë 15 minuta para se Inspektorati të fillonin vazhdimin e rrënimit të objektit.
Për te kuptuar më shumë mund të lexoni tekstin e mëparshëm të Ndërtimi.info për rrënimin e një pjese të objektit të “Abi Çarshisë” këtu: https://ndertimi.info/kur-nje-qender-tregtare-ben-lemsh-inspektoratin-policine-dhe-prokurorine/




