Aktuale
“Një kafe me trashëgiminë”, shtëpia e familjes Kirajtani pret vizitorë
Shtëpia monumetale e shekullit të XIX e familjes Kirajatni në Prizren, të shtunën do t’i hapë dyert për t’i pritur mysafirët me pije e ëmbëlsira, të cilët shkojnë për ta vzituar atë.
Kjo shtëpi do të jetë e hapur dy ditë përgjatë orëve 12 deri në orën 15, aktivitet i cili është organizuar nga “Ec Ma Ndryshe” me moton “Një kafe me trashëgiminë”.
Sipas tyre qëllimi i gjithë kësaj është që të përcillet mesazhi se objektet me vlera mund të kthehen në destinacione turistike dhe do të nxisin zhvillimin ekonomik.
“Shndërrimi dy-ditor i kësaj shtëpie në një hapësirë si “kafeteri” po realizohet me qëllim që të përcillet mesazhi se objektet me vlera të tilla mund të kthehen në destinacione të ndryshme turistike dhe nxitëse të zhvillimit ekonomik njëkohësisht, nga ku të ardhurat do të përmirësonin gjendjen, do të rrisnin vetë-qendrueshmerinë dhe nivelin e mirëmbajtjes së vlerave të ndërtesave të tilla”, thuhet në njoftimin e Ec Ma Ndryshe.
Shtëpia e Familjes Kirajtani filloi të ndërtohej në shekullin e XIX por, që ai i cili e nisi objektin nuk pati mundësi ta përfundonte. Ajo nuk u përfundua as nga ata të cilët më vonë e blenë duke e lënë atë zgjedhje të arkitekturës që kur u ndërtua.
Objekti brenda tij ruan shumë artefakte të vjetra, ndër to tri pasqyra të cilat, thuhet se janë sjellur nga Venediku. E dhoma e Shemsidin Kirajtanit dhe bashkëshortes së tij është ende e paprekur me orenditë e vjetra.