Aktuale
Zvarritet projekti për shtatoren e Fadil Vokrrit
Projekti i ndërtimit të shatores të futbollistit të Kosovës, Fadil Vokrri dështoi në përvjetorin e vdekjes më 9 qershor, përfundimi i saj nuk u bë as në ditëlindjen e tij.
Pavarësisht planifikimeve telashet kanë dalë me vendin se ku duhet ngritur vepra artistike.
Toka ku ishte vendosur fillimisht të ndërtohet shtatorja po del se i është dhënë paraprakisht ambasadës finlandezë për një tjetër projekt.
“Deri tash nuk kemi sakt një informatë se në cilën pjesë do të ndërtohet por, shtatorja do të ndërtohet afër stadiumit “Fadil Vokrri”, tha Ministri i Kulturës Kujtim Gashi.
Në Ministrinë e Kulturës thonë se i kanë kërkuar komunës së Prishtinës të ua caktojë një tjetër vend po që ende nuk është diskutuar kjo çështje në Kuvendin Komunal.
“Komuna e Prishtinës është në kordinim të plotë më FFK për identifikimin e lokacionit për shatoren e Fadil Vokrrit. Pas kësaj, propozimi duhet të vonohet edhe nga Kuvendi Komunal i Prishtinës, para se të fillojnë punimet për vendosjen e shtores”.
Pavarësisht këtyre telasheve në Ministri të Kulturës thonë se shumë shpejt pritet të fillojnë punimet.
“Besojmë se shumë për një periudhë prej 15 ditësh do ta kemi të gatshëm projektin”, ka thënë Gashi.
Ani se shtatorja nuk u bë për të ditëlindjes së Vokrrit pati disa organizime. Fillimisht u bënë homazhe tek varri i të ndjerit e më pas u organizua një turne i futbollit. /Klan Kosova



