Trashëgimia
Zbulohet xhamia 1,200 vjeçare në Izrael, një ndër të parat në botë
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2019/07/4-10.jpg)
Një nga xhamit më të vjetra, e ndërtuar para rreth 1,200 viteve më parë, është gjetur nga arkeologët në shkretëtirën Nagev të Izraelit.
Mbetjet, që datoj nga shekulli i VII-të apo VIII-të, janë gjetur në qytetin e Bedouinit në Rahat. Autoriteti i antikitetit Izraelit (IAA) thotë se xhamia është zbuluar gjatë ndërtimeve që po bëhen në këtë zonë, shkruan BBC.
Kjo është xhamia e parë që është gjetur e asaj periudhe në këtë zonë, duke u krahasuar me moshën e atyre që janë gjetur në Mekë e Jerusalem, sipas izraelitëve.
Drejtuesit e gërmimeve, Jon Seligam e Shahar Zur thonë se kjo xhami do të jetë “një zbulim i rrallë kudo në botë”.
Studiuesit besojnë se kongregacioni i xhamisë ka shumë të ngjarë të kenë qenë fermerë lokalë. Ndërtesa ishte e formë drejtkëndore, kishte vendin e imamit dhe ishte e kthyer drejt Mekës.
“Këto karakteristika janë prova për qëllimin që ishte përdorur kjo ndërtesë, qindra vite më parë”, ka thënë Seligman.
Kjo është nga xhamit e para që është ndërtuar pas arritjes së Islamit në atë që njihet si Izraeli i sotëm, kur arabët pushtuan krahinën e atëhershme bizantine në vitin 636, sipas GIdeon Avni, një ekspert i historisë së hershme të Islamit.
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)