Aktuale
Rreth 300 miliardë dollarë dëme nga uraganet në Amerikë
Sipas një parashikimi të ri, 297 miliardë dollarë janë dëmet nga uragani Harvey dhe Irma.
Amerika është tronditur kohët e fundit nga dy uragan që e kanë goditur, duke shkaktuar dhjetëra të vdekur dhe shumë dëme materiale.
Sipas një parashikimi të ri, 297 miliardë dollarë janë dëmet nga uragani Harvey dhe Irma.
Uragani Harvey që goditi Hjustonin me sasi rekord reshjesh e përmbytjesh muajin e kaluar vlerësohet të jetë një prej katastrofave më të kushtueshme në historinë amerikane, e gjithashtu Irma pritet të shkaktojë dëme rekord deri në 100 miliardë dollarë, sipas presidentit të “Accuweather”, Joel Myers, raporton “Zëri i Amerikës”.
Ka raportime se dy stuhitë mund të eliminojnë deri në një përqind të rritjes ekonomike prej tre përqindësh të parashikuar për tremujorin e tretë të vitit.
Duke marrë parasysh evakuimet masive dhe anulimin e mijëra fluturimeve drejt destinacioneve turistike, ekspertja e industrisë së hoteleve, Kelsey Blodget i druhet skenarit më të keq. Sipas saj, nëse mbyllja e aeroporteve në Floridën e Jugut do te zgjaste disa jave pasojat do të ishin katastrofike, përcjell albinfo.ch.
Pavarësisht ndihmës tashmë të miratuar federale prej miliarda dollarësh për zonat e përmbytura, kompania IHS Markit thotë se humbësit më të mëdhenj mund të jenë kompanitë e sigurimeve. Sipas saj, Harvey pritet të jetë uragani i dytë ose i tretë më i kushtueshëm në historinë e Shteteve të Bashkuara.