Featured
Këto janë procedurat E REJA për legalizim të objekteve, sipas udhëzimit administrativ [dokument]
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2019/04/NE-NDERTIM1-1.jpg)
Në kuadër të trajtimit të ndërtimeve pa leje, ka hyr në fuqi edhe Udhëzimi Administrativ për përcaktimin e kërkesave themelore për shëndet dhe siguri, procedurat dhe dokumentacionin për trajtimin e ndërtimeve pa leje të kategorisë I dhe II.
Ky udhëzim administrativ zbatohet nga komunat në gjithë territorin e Kosovës, për objektet e kategorisë I dhe II, ndërsa për objektet e kategorisë III është e obliguar Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, të merret me procesin e legalizimit, në bazë të Udhëzimit Administrativ për përcaktimi i kërkesave themelore për shëndet dhe siguri, procedurat dhe dokumentacionin për trajtimin e ndërtimeve pa leje të kategorisë III.
LEXO UDHËZIMET NË FUND TË LAJMIT
Udhëzimi Administrativ për ndërtimet e kategorisë I dhe II përcakton procedurat e aplikimit për certifikatë të legalizimit për objektet që janë shtëpi , duke theksuar edhe dokumentet e nevojshme për aplikim për legalizim.
Ndërsa për legalizim për përfundim të objektit që nuk është shtëpi, aplikuesi përveç formularit duhet t’i dorëzojë edhe disa dokumente të caktuara.
Pas shqyrtimit të aplikimit për legalizim komunat janë të obliguar të marrin vendim për lëshim të certifikatës së legalizimit, në raste se janë përmbushur obligimet, vendim për përfshirje në listën e pritjes apo vendim për përfshirje në listën e rrënimit.
Sipas pikës 5 të nentit 5 të këtij udhëzimi administrativ komuna mund t’i lejoj aplikuesit për legalizim që pagesën me këste, nëse shuma totale e pagesës tejkalon shumën 800 euro, por Certifikata e Legalizimit nuk do të jepet pa u kryer e gjithë pagesa.
Ndërsa, është përcaktuar edhe afati për lëshimin e certifikatës së legalizimit.
“Afati prej pranimit të aplikacionit të kompletuar deri në lëshimin e certifikatës së legalizimit nuk do të jetë më e gjatë se 60 ditë. Në këtë afat nuk llogaritet koha e nevojshme për korrigjim dhe/ose përmbushjen e kërkesave sipas paragrafit 8 të këtij neni”, thuhet në pikën 7 të nëntit 5 të këtij udhëzimi.
Ndër të tjera në këtë udhëzim administrativ përcaktohet që nëse gjatë ndonjë faze të procesit identifikohen mangësi të cilat mund të korrigjohen, komuna njofton me shkrim aplikuesin në lidhje me këto mangësi si dhe i jep aplikuesit një afat të arsyeshme kohor jo më shumë se 60 ditë që t’i korrigjojë dhe përmbushë kërkesat në mënyrë që procesi i legalizimit të mund të vazhdojë.
Sipas pikës 2 të nenit 16 të këtij udhëzimi administrativ trajtimi i ankesave ndaj vendimeve të komunës zhvillohet sipas nenit 22 të Ligjit për Procedurën Administrative dhe Udhëzimit Administrativ përkatës për procedurat e ankesave./Ndërtimi.info/
[pdf-embedder url=”https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2019/07/1-shi.pdf”] [pdf-embedder url=”https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2019/07/2-shi.pdf”]
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)