Aktuale
Duke ndërtuar pishina në formën e “plazhit” i pastrehu bëhet milioner
Kur ishte vetëm 15-vjeç do të mbetej në rrugë për 8 muaj, pasi u konsiderua i pastrehë. Por sot 33-vjeç ai është një milioner, dhe ka kompaninë e tij të ndërtimit të pishinave në formën e një plazhi.
Biznesmeni 33-vjeçar Eric White, e ka krijuar kompaninë e tij nga hiçi, pikërisht kur ishte në gjendjen më të keqe, kur ishte në mes të katër rrugëve.
White, kur ishte vetëm 15-vjeç do të mbetej në rrugë për 8 muaj, pasi u konsiderua i pastrehë.
Për shkak të kësaj gjendje shumë të keqe ekonomike ai ndërpreu edhe shkollën, gjë që e degradoi atë deri në nivelin ku nuk gërmëzonte dot as emrin e tij.
Sigurisht që Eric nuk ndenji duarkryq, kërkoi dhe në fund dhe gjeti një punë në një kompani ndërtimi, ku me pagesën që fitonte aty ja dilte të paguante shpenzimet e shtëpisë.
Kaluan vite dhe Eric me rritjen në detyrë paguhej më mirë, por ndoshta e ndihmoi shumë ambicia që nuk i mungonte derisa arriti që dëshirën ta bëj realitet duke hapur kompaninë e tij.
Ide fantastike që nuk ishte dëgjuar e parë më herët. Eric dëshironte të krijonte “plazhe”, në çdo shtëpi kudo kishte njerëz.
Pas shumë sakrificash dhe mundi, sot që ai është 33-vjeç kompania e tij është ndër më të suksesshmet në ndërtimin e pishinave në banesat private.
Jeni kurioz të dini sa është vlera për një pishinë që ndërton Eric? Plotë 20 mijë dollarë kushton pishina që ka formën e një plazhi të vogël.









