Aktuale
Asociacioni i Arkitektëve kritikon jo-transparencën për projektin e Stadiumit Nacional
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2019/06/Stadiumi-1-e1560505982438.jpg)
Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës ka cilësuar jo-transparentë procesin e konkursit për projektin e Stadiumit Kombëtar të Kosovës që do të ndërtohet në Drenas, raporton Ndërtimi.info.
Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës, bën të ditur se nuk ka qenë i përfshirë në asnjë mënyrë në procedurat e zhvilluara të përgatitjes së programit të konkursit, të evaluimit të tij apo dhënies së çfarëdo mendimi profesional, derisa ka shprehur shqetësimin në lidhur me, sipas këtij asociacioni, jo-transparencën gjatë vendimmarrjes nga ana e Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit (MKRS).
Sipas AAK-së, MKRS-ja nuk është përgjigjur në shkresën e dërguar në lidhje me këtë projekt.
“Procedura e aplikuar e përzgjedhjes së konkurentëve, ka qenë procedure e kufizuar; Konkursi ka përfunduar me rivlerësim, për arsye të ankesës së konsorciumit amerikam DLP – ARUP ,të cilët fillimisht janë eliminuar, sipas arsyetimit “për mungesë të eksperiencës…”, ndërkohë që të dy antarët e konsorciumit janë top kompani botërore; Në këtë rast, Organi Shqyrtues i Prokurimit ka kthyer procedurën mbrapsht; Nga të gjithë të paraqiturit në konkurs dhe gjashtë të përzgjedhurit, vetëm dy punime janë dorëzuar [Konzorciumi amerikan DLP – ARUP njëherë i eliminuar si dhe kompania Turke Tabanlioglu, tashmë fituese]; Konsorciumi amerikan e ka tërheqë punimin e vet para se të kalojë procedurën e vlerësimit, pasi që MKRS-ja nuk ka emëruar komisionin vlerësues konform rregullave të konkurseve ndërkombëtare”, njofton Asociacioni i Arkitektëve.
Asociacioni i Arkitektëve konsideron se projekti i kompanisë turke “Tabanlioglu” është shpallë si më i miri në konkurrencë me vetveten, nga se ka qenë i vetmi në procedurën e vlerësimit, derisa shton se nuk ka pas asnjë mbrojtje publike, prezantim publik apo çfarëdo forme të komunikimit me publikun as nga autoret as nga Komisioni eventual.
“Nuk ka pas as Komision Vlerësues profesional, të njohur apo të publikuar, ose i njëjti është mbajtur larg syve të publikut, vetëm më 14.06.2019 është mbajtur, një prezantim përpara një rrethi të ngushtë të emrave nga politika dhe sporti”, thekson AAK-ja.
AAK-ja ëhstë tërhequr nga komentimi i projektit arkitektonik të Stadiumit Kombëtar, me arsyetimin se nuk ka pasur çasje në vlerësimine tij.
Ky asociacion gjithashtu bën të ditur se nuk është prfsihrë as në projektin për ndërtesën e Teatrit Kombërat dhe të Operës.
“Njëkohësish, njoftojmë se nuk jemi të thirrur, në çfarëdo cilësie, nga ana e MKRS as për Konkursin tjetër kapital të paraparë, atë për ndërtesën e Teatrit dhe Operës. Në ndërkohë, ne jemi informuar se me datë 08.07.2019 Ministria (MKRS) ka anuluar procedurat e mëtejme për këtë Konkurs dhe më pas me një lajmërim të ri ritenderohet, edhe pse një lajmërim i tillë sot, nuk mund të shkarkohet nga ëeb-faqja zyrtare e MKRS-së.”, njofton AAK-ja.
Nga ky asociacion theksohet se do të tentohet në vazhdimësi të kontaktohet dhe të grumbullohen informata nga Ministria (MKRS) për këtë çështje.
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)