Connect with us

Featured

Procesi i legalizimit të ndërtimeve pa leje në kryeqytet, ende mbetet pezull

Published

on

Procesi i legalizimit të ndërtimeve pa leje në kryeqytet, vazhdon të mbetet pezull. Komuna thekson se janë në pritje të akteve nënligjore nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Nga ana tjetër, këta të fundit theksojnë se kanë ndryshuar aktet nënligjore, por nuk specifikojnë se kur pritet të nënshkruhen nga ana e ministrit. E arkitektët thonë se degradimi i kryeqytetit po u kushton qytetarëve të Prishtinës.

Procesi i legalizimit të objekteve ndërtimore në kryeqytet nuk ka filluar ende. Zëdhënësja e komunës, Miranda Mullafazliu thotë për Radio-Kosovën se janë në pritje të plotësimit të akteve nënligjore që pritet t’iu bëjë Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Deri atëherë, ky proces nuk do të filloj, thotë Mullafazliu.

“Ligji për trajtimin e ndërtimeve pa leje ka hyrë në fuqi vitin e kaluar, dhe tani për t’i hapur rrugë procesit të legalizimit, jemi në pritje të akteve nënligjore, udhëzimeve administrative,  nga Ministria. Posa të aprovohen të gjitha aktet, procesi mund të fillojë dhe të gjitha fazat e tjera të fillojnë se zbatuari. Pra meqë aprovohen në nivel qendror, jemi në pritje të aprovimit të tyre, në mënyrë që të vazhdojmë tutje”.

Ndërkohë, në një përgjigje elektronike për Radio Kosovën, rreth asaj se kur pritet të jenë gati aktet nënligjore sa i përket Ligjit për Trajtimin dhe Legalizimin e Objekteve pa leje, zyrtari për informim në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Bajram Kadriu, thotë se ministria i ka përfunduar akte nënligjore, por nuk specifikon se kur  pritet të nënshkruhen nga Ministri. Kadriu tutje thekson se procesi paraprakisht vlerësohet si i mire dhe pozitiv mirëpo efektet e tij, mbetet të vlerësohen gjatë implementimit të Ligjit, pas përfundimit të procesit të legalizimit.

Sidoqoftë, Komuna e Prishtinës, gjatë vitit 2019,  ka lëshuar 69 leje për ndërtime, qoftë ndërtim individual apo banesor. Shoqata e Ndërtuesve të Kosovës, vlerëson udhëzim i administrativ, lehtëson dukshëm punën e ndërtuesve.  Kryetari i Shoqatës së Ndërtuesve, Faton Hoxha:

“Është trajtuar, e kemi pas të drejtën edhe ne si Shoqatë e Ndërtuesve me i jep vërejtjet tona, diku në fund të marsit është dashur të nënshkruhet prej ministrit, por nuk ka asnjë informatë a është nënshkruar ende ajo. Pastaj duhet që kuvendet komunale me i formuar ekipet apo sektorët për legalizim, edhe me filluar procesin. Besoj që ka me shkuar më shpejt, se procedurat janë shumë më të lehta sesa me ligjin e kaluar”.

Arkitekti  Valdet Osmani, i cili vjen nga Shoqata e Ndërtuesve të Kosovës, thotë se ndërtimet në kryeqytet, e kanë shndërruar Prishtinën në një qytet kaotik, ngulfatës dhe agresiv.

“Gabimi ka qenë siç e kemi thënë gjithmonë, një planifikim jo I rregullt i komunës së Prishtinës, por edhe intervenimet më pas në ndërtime, nuk kanë qenë të harmonizuara me objektet ekzistuese. Dhe kjo e ka krijuar krejt këtë kaos”.

Në këtë kaos më së shumti po e pësojnë fëmijët. Nuk kemi ku të luajmë, thotë Diola 10 vjeçe.

“ Në lagjen time nuk ka mjaftë hapësirë, nuk ka trotuare e as park për të luajtur. Prej banesës dal drejt e në rrugë. Me autobus shkojmë në ndonjë park tjetër, se skam asnjë park afër”.

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, që nga viti 2015, ka publikuar Regjistrin Shtetëror të Ndërtimeve pa leje. Aty ka rezultuar se në Kosovë janë 352 mijë ndërtime pa leje. Vetëm në Prishtinë ekzistojnë 46 mijë ndërtime të këtij lloji. Këtu hynë të gjitha ndërtimet pa leje që prej vitit 1960 e të ndërtuara deri më datë 30 gusht 2013, kur edhe është bërë incizimi satelitorë i Kosovës. Komuna e Prishtinës vite më parë ka nisur procesin e legalizimit, por për shkak të problemeve të shumta ky proces ka dështuar.

Featured

Kompanitë kosovare ftohen të respektojnë Ligjin gjerman të furnizimit

Published

on

Ligji Gjerman i Zinxhirit të Furnizimit (Lieferkettensorgfaltspflichtengesetz – LkSG) ka hyrë në fazën e dytë të zbatimit më 1 janar 2024, duke zgjeruar fushëveprimin e tij për të mbuluar të gjitha kompanitë në Gjermani me mbi 1000 punonjës.

Zgjerimi do të shtojë rreth 2,000 kompani gjermane në kuadrin rregullator. Këto kompani do të aplikojnë kriteret që parashihen me ligj përgjatë gjithë zinxhirit të tyre të furnizimit dhe tek furnitorët jashtë Gjermanisë. Përfshirë këtu kompanitë nga Kosova që janë furnitorë të kompanive gjermane, apo që synojnë të bëhen furnitorë për kompani gjermane.

Ligji për Zinxhirin e Furnizimit u miratua në vitin 2021 dhe zyrtarisht hyri në fuqi më 1 janar 2023, duke iu kërkuar kompanive gjermane të plotësojnë kritere për të siguruar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut dhe çështjet mjedisore në zinxhirët e tyre të furnizimit global.

Ligji implementohet në tri faza: Në fazën e parë, ligji gjerman u aplikua për kompanitë me mbi 3000 punonjës në Gjermani. Përafërsisht 900 kompani të mëdha gjermane u detyruan ta zbatojnë ligjin.

Në vitin e parë të zbatimit, Zyra Federale për Çështjet Ekonomike dhe Kontrollin e Eksportit (BAFA) ishte përgjegjëse për monitorimin dhe zbatimin e ligjit. BAFA kreu 486 inspektime të kompanive të mëdha për të vlerësuar pajtueshmërinë. Vlerësimi i përgjithshëm i BAFA ishte pozitiv, duke gjetur se kompanitë ishin përgjithësisht të suksesshme në krijimin e sistemeve dhe proceseve të nevojshme për të përmbushur kërkesat e Ligjit në fazën e parë.

Megjithatë, zgjerimi i zbatueshmërisë së Ligjit Gjerman të Zinxhirit të Furnizimit në ndërmarrjet e  mesme pritet të paraqesë më shumë sfida.

Kompanitë kosovare që nuk i zbatojnë kushtet e parapara me këtë ligj, nuk do të mund të vazhdojnë apo fillojnë eksportin në Gjermani.

Continue Reading

Aktuale

‘Autostrada Hangar’ do të hapë dyert për publikun më 5 Mars 2022

Published

on

Autostrada Hangar synon të gjenerojë bashkëjetesë mes komuniteteve duke punuar dhe prodhuar së bashku si një ekip dhe do të përdoret veçanërisht për të plotësuar nevojën urgjente të një edukimi joformal dhe programeve të ndërtimit të aftësive në mënyrë që të fuqizojë të rinjtë në Kosovë dhe rajon.

“Edhe pse hapësira jonë u përdor si një nga ambientet kryesore të edicionit të tretë në 2021, ku patëm një vit mjaft të suksesshëm me ekspozitën tonë ndërkombëtare, programin e zhvillimit të aftësive dhe edukimit, më 5 mars ajo do të jetë gati të hapë dyert e saj me një dizajn i ri dhe një program vjetor.

Deri më tani, ne kemi qenë të përkushtuar për të institucionalizuar “Autostrada Hangar” si institucioni i vetëm i artit bashkëkohor në Prizren përmes krijimit të një programi publik vjetor bazuar në nevojat e komuniteteve dhe partnerëve duke ndjekur parimin e gjithëpërfshirjes, duke e bërë programin të hapur për komunitete të ndryshme dhe më shumë. ekologjikisht të qëndrueshme”, shkruan në njoftim./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Asociacioni i Arkitektëve shpallë zgjedhjet për kryetar

Published

on

Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, njofton se duke u bazuar në Ligjin Nr. 06/L-043, për Lirinë e Asocimit ne Organizata Joqeveritare dhe Nenit 27, të Statutit të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, të vitit 2020, shpallë Zgjedhjet e rregullta për Kryetarin e AAK-së

Kuvendi zgjedhor i Asociacioni i Arkitektëve kosovar, do të mbahet të mërkurën, më 30.03.2022 nga ora 17:00, në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës – Prishtinë.

Ftohen, të gjithë anëtarët e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës që të marrin pjesë në kuvendin zgjedhor, dhe në frymën e konkurrencës së lirë dhe kandidimit, të shprehin vullnetin e tyre për tu kandiduar për pozitën e kryetarit të a-a-k, duke u mbështetur në nenin 33, të statutit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending