Featured
Raftet e domosdoshëm për ditët e sotme
Sot pothuajse në çdo ambien afarist ose vendbaim hasim në rafte dhe dollapë të ndryshëm, ato i gjejmë në materiale dhe forma të ndryshme.
Vite më parë raftet përdoreshin vetëm në rastet kur ishin të domosdoshëm për vendosjen e sendeve në to, ndërsa sot po t’i shihni me vëmendje, do ta vëreni se në shumicën e rasteve këta rafta janë duke u përdorur më shumë për dekorimin e ambienteve se sa për nevojat që shfaqen.
Për ndërtimin e rafteve sot janë duke u përdorur mënyra të shumta, duke filluar nga paletat e drurit (që shumica e njerëzve janë duke i krijuar vetë). Pastaj përdorimi i gypave të ujit duke u kombinuar me drurin, që sot quhen rafte të stilit Industrial dhe shumë lloje të tjera. Ju thjesht duhet të mendoni për dizajnin e tyre dhe t’i përshtatni ato me vendin ku dëshironi t’i vendosni.




