Featured
Ndahen 2 milionë euro për projektin e Operës dhe Teatrit Kombëtar në Prishtinë
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2018/04/21-05-Teatri-Kombetar-002-e1508943208625.jpg)
Derisa fondi i BE-së për Sallën Koncertale në Prishtinë është humbur, Prishtina do të bëhet me objekt të Operës dhe Teatrit Kombëtar. Për këtë Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe ÇJK kanë filluar procedura, raporton Ndërtimi.info.
Tashmë është bërë njoftimi për kontratë për zhvillimin e projektit konceptues dhe vizatimeve të hollësishme të ndërtimit për Operën dhe Teatrin Kombëtar në Prishtinë.
Për këtë janë ndarë hiç më pak se 2 milionë euro.
“Qëllimi i kësaj kontrate është Ofrimi i shërbimeve të specializuara arkitekturore dhe inxhinierike, për Zhvillimin e projektit koncept dhe vizatimeve të hollësishme të ndërtimit për Operën dhe Teatrin Kombëtar, në Prishtinë. Një liste e detajuar e kërkesave për shërbime do te jete subjekt i dorëzimit vetëm tek Respondentet e Kualifikuar në Fazën I”, thuhet në njoftimin për kontratë.
E, të gjithë të interesuarit për këtë kontratë aplikacionet mund t’i dorëzojnë në MKRS deri më 25 korrik në ora 14:00.
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)