Aktuale
Rregullore për shfrytëzimin me pagesë të parkingjeve publike
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2019/07/parking.jpg)
Komuna e Prishtinës është në përgatitje të rregullores që do të përcaktoj shfytëzimin me pagesë të parkingjeve në hapësira publike në kryeqytet.
Për këtë, komuna sot do të mbaj një dëgjim publik, për të marr vërejtjet dhe sugjerimet e qytetarëve për rregullimin e kësaj çështjeje në zona të caktuara në kryeqytet. Qytetarët thonë se kjo do të jetë e mirëseardhur, për shkak se trafiku në kryeqytet është i mbingarkuar.
Mungesa e parkingjeve në kryeqytet vazhdon të jetë një ndër problemet e shumta jo vetëm për këmbësorët, por edhe për ngasësit e veturave. E në përpjekje për zbutjen e këtij problemi Komuna e Prishtinës tashmë është përcaktuar që qendra e qytetit, të jetë fillimisht pjesa ku pritet të filloj zbatimi i rregullores, e cila përcakton shfrytëzimin e parkingjeve në hapësira publike me pagesë. Këtë e ka konfirmuar për Radio Kosovën, zëdhënësja e Komunë së Prishtinës, Miranda Mullafazliu përmes postës elektronike.
Për këtë, komuna sot do organizoj diskutim publik për “Draft rregulloren për organizimin dhe shfrytëzimin e parkingjeve në Komunën e Prishtinës”. Drejtoria e Shërbimeve Publike do të hartojë përmbledhjen e propozimeve, vërejtjeve dhe sugjerimeve, lidhur me draft rregulloren, në mënyrë që të njëjtat të shqyrtohen para miratimit përfundimtar të këtij dokumenti nga Kuvendi i Komunal i Prishtinës.
Vendimi i komunës për parkingje publike është i mirseardhur për qytetarët. Ata thonë që ky është një vendim shumë i qëlluar.
“Ti pe sheh edhe vet, në mëngjes ki kolonë, pasdite edhe më shumë, dhe natyrisht që pengojnë dhe po ka hargjime të mëdha. Unë zakonisht e përdori trafikun urban për shkak se ka trafik. Në mbrëmje nuk ka tollovi edhe ka vend-parkingje më shumë se sa gjatë ditës. Ka shumë kolonë, nuk e përdori veturën. E vendosja e pagesës na kishte konvenuar shumë”.
Komuna e Prishtinës, që nga përfundimi i luftës, vazhdon të përballet me numër të madh të automjeteve nëpër trotuare dhe parkingje private, të cilat po e dëmtojnë arkën e shtetit si dhe qytetarin.
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)