Aktuale
Projekti i arkitektit të ri kosovar fiton garën për jetesën kolektive në Romë
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2019/07/Exterior-perspective-of-intervention-at-Porta-S.-Giovanni.jpg)
Kryeqyteti italian, Roma, synon të zgjidh krizën e strehimit, me të cilën po ballafaqohet për shkak të numrit të madh të banorëve. E, kjo do të nis me projektin e një studenti kosovar në Suedi.
Rron Bexheti ka arritur që të fitojë konkursin “Colective Living Challnge” apo “Sfida e jetesës kolektive në Romë”. Përmes projektit “Jeta e murit – bashkëbanim në murin Aurelian”, ai së bashku me kolegët Karin Frykholm dhe Lisa Fransson, duan që Murin mbrojtës Aurelian të Romës të shekullit të III-të, me gjatësi 19 kilometra, ta bëjnë gjenerator i ardhshëm i banesave kolektive. Arkitekti i ri, që për herë të parë ka marrë pjesë në një garë ndërkombëtare, ka treguar për Ndërtimi.info qëllimin e këtij projekti.
“Konkursi Rome ‘Colective Living Challnge’ apo ‘Sfida e jetesës kolektive në Romë’ përqendrohet në këtë fakt, gjetja e një zgjidhje inventive e problemeve të të rinjve romak. Qëllimi ishte te krijohen vendbanime kolektive me cilësi të jetës te lartë por me çmime të ulëta, si dhe të krijohet një mënyrë e jetesës të vet-qëndrueshme dhe eco-friendly ( të mos dëmtohet ambienti që na rrethon). Ky projekt është veçanërisht i dizajnuar duke pasur bazë kontekstin, pra është projekt që është adaptuar kushteve ekstreme dhe problemeve që momentalisht qyteti i Romës po kalon. Është një strukturë druri që është bashkangjitur murit historik Aurelian për gjenerim të vendbanimeve inventive kolektive”, ka thënë ai.
Projekti i Bexhetit gjithashtu fokusohet në demonstrimin se muri mbrojtës Aurelian, i ndërtuar nga perandori Aurelian , nuk është vetëm strukturë defensive historike, por mund të jetë në shërbim të qytetit për zgjidhjen e problemit të banimit në Romë, ku çmimet e apartamenteve konsiderohen shumë të larta.
Duke qenë se përmes këtij konkursi kërkohej zgjidhje jo e zakonshme për një mënyrë të veçantë jetese, e gjitha me kosto të ulët, konkurrenca nuk ishte e lehtë për arkitektin Rron Bexheti dhe dy kolegët e tij.
“Konkurrenca në këtë konkurs ka qenë jashtëzakonisht e fortë, ku shihet se çmime dytësore kanë marr firma të njoftuar romako – londoneze si dhe persona që kanë punuar dhe punojnë direkt më Norman Foster, një arkitekt që besoj që të gjithë ne e njohim. Çmime më të ulëta si “Honorable mentioning” kanë marr firma nga Brazili, Amerika, Rusia, Ukraina. Çmimin si vend të parë e bënë edhe më të veçantë arsyeja se ne jemi student të misterit në Lund Univeristy dhe kemi arritur të jemi të parët duke marr parasysh që shumë firma profesionale kanë aplikuar për këtë konkurs. Për arsye se jemi studentë dhe kemi arritur vendin e parë, firma organizatore e kësaj gare na kanë ofruar edhe një çmim të dytë që është “BB student aëard”, ka treguar ai.
Arkitekti, që studimet bazike i përfundoi në Stamboll, pavarësisht për projektin e tij janë dhënë mendime të ndryshme për stilin arkitektonik që i përket, ai e ka konsideruar të stilit temporal dhe arkitekturë druri.
Tutje, Bexheti ka treguar detaje tjera të projektit, i cili i ka hapur rrugë suksesit ndërkombëtar.
“Projekti jonë propozon njësi të konstruktuara në mënyrë të thjesht nga materiali i drurit që mund të implementohen përgjatë pjesëve të paprekura në vende të ndryshme të strukturës historike, Murit Aurelian. Materialet dominonte janë druri, xham transparent dhe tela mbajtës nga materiali i çelikut. Muri Aurelian përpos që është mur statik brenda tij në pjesë të caktuara ekzistojnë hapësira ku në kohët e lashta janë përdorur si sirkulacion të ushtarëve Romak dhe pozicionimin e tyre për mbrojtjen e territoreve romake, pra këto hapësira sado që të vogla po shumë interesante dhe tashmë të harruara janë regjeneruar nga projekti jonë dhe janë vënë në funksion, pra më plot kuptim të fjalës, romakët modern do të mund të jetojnë brenda atyre hapësirave. Duke e adaptuar propozimin tonë më formën lineare të murit historik Aurelian, njësitë rezidenciale vendosen krah për krah dhe lidhën nga një hapësirë jetesës kolektive”, ka treguar Bexheti.
Projekti është ndarë në njësi private dhe semi-private. Në njësitë private dhoma e gjumit dhe banjo janë të vendosura direkt brenda hapësirave boshe të muarit Arelian. Ndërsa, tek ato semi-private kuzhina dhe dhoma e ditës janë të vendosura në mes hapësirës së murit të tarracës së përbashkët.
Si arkitekt i ri, që veprimtarinë e filloi në arenën ndërkombëtarë, Bexheti, ka theksuar se duhet të ruhet më shumë arkitektura e Kosovës.
“Në shqiptarët jemi popull shumë atdhedashës, që është shumë tipar i mirë, e duam kombin tonë, historinë tonë, jetojmë me historinë tonë, ndoshta është momenti ta vlerësojmë historinë e arkitekturës kosovare dhe shqiptare, e jo ta shkatërrojmë atë, çfarë do që është. Hapësirat publike, ndërtesat e vjetra, duhet t’i vlerësojmë e jo t’i rrënojmë, duhet t’i restaurojmë e jo t’i shkatërrojmë”, është shprehur ai.
Sipas tij, arkitektët dhe ndërtimtarët në Kosovë duhet të aspektin social të arkitekturës, e jo vetëm në atë tipikal si dhe të ndërtohet për ngritjen e cilësisë së jetesës së qytetarëve. /Ndërtimi.info/
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)