Aktuale
Banorët e “Mati 1” me protestë kërkojnë rregullim të infrastrukturës
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2019/07/66324509_825314181202461_2995583824596828160_n.jpg)
Lagjja “Mati 1” është lagjja që vitet e fundit është zhvilluar më së shumti në kryeqytet, e ndërtimet e larta kanë zënë vend pothuajse në çdo cep të saj. Por, derisa ndërtimet nuk ‘lulëzojnë’ infrastruktura në këtë pjesë të Prishtinës nuk është në gjendjen të mirë.
Për këtë banorët e kësaj lagje, në veçanti ata të rrugës “Muharrem Fejza” kanë protestuar me qëllim të shfaqjes së problemeve në këtë zonë dhe për të kërkuar reagim nga Komuna e Prishtinës, raporton Ndërtimi.info.
Banorët kanë kërkuar të rregullohet dhe të mirëmbahet rruga “Muharrem Fejza”, të ndriçohet kjo rrugë, të zgjidhet problemi i telave të rrymës dhe të rregullohet kanali afër kësaj rruge, që sipas banorëve po i rrezikon në përhapjen e infeksioneve.
Përfaqësuesi i banorëve të kësaj pjesë të kryeqytetit, Dren Shahini ka treguar problemet me të cilat po ballafaqohen, derisa i ka bërë thirrje Komunës së Prishtinës të ndërmerr veprime konkrete.
“Kanali këtu është vatër e infeksioni. Nuk ka nxënës që guxon të shkojë vetë në shkollë, gjithmonë duhet kujdestar se mos po e godet vetura. Rrugës ‘Muharrem Fejzës’ i mungon sinialistika. Ndërmarrja që e ka obligim pastrimin e rrugës e bën vetëm deri tek rrethi. Përditshmëria jonë tash është bë shumë e rëndë. Ne nuk jemi për bllokim, nuk jemi për mos- bashkëpunim me Komunën. I bëjmë thirrje Komunës të vijë të na takojë. Jemi lagja më e madhe në Prishtinë dhe jemi taksapagues. Teprojnë pare e problemet nuk zgjidhen. Kjo tregon për mos-menaxhim dhe mos-interesim për problemet tona”, ka thënë ai.
Kërkesat e tyre dhe pakënaqësinë me Komunën e Prishtinës protestusit e kanë shprehur edhe përmes pankartave me mbi shkrime si ” Pluhuri vreti”, “Ndriçimi është siguri”, “Buxheti për neve, investimet ku?”, “Edhe ne kemi votu në Prishtinë”.
E, në emër të banorëve, Shahini ka bërë të ditur se kjo protestë është e fundit që zhvillohet në lagjen “Mati 1”, duke paralajmëruara aktivitete para Komunës.
“Ky është hapi i fundit që e marrim, reagimet tjera do të bëhen përballë Komunës. Është e drejtë e qytetarëve të kërkojmë përgjegjësi nga kryetari. Kryetari përgjegjësinë gjithmonë e lë te drejtorët e drejtorive, por drejtorët janë të zgjedhurit e kryetarit e kryetari është i zgjedhuri jonë. Na ka premtua se do ta ndryshojë Prishtinën, do të jetë ndryshe nga paraardhësit e tij, por krejt po del njëjtë”, ka shtuar ai.
Kjo lagje po kërkon që shkolla “Pavarësia” gjendet aty afër, të bëhet vend-votim, pasi sipas tre edhe buxheti për investime në Komunë po ndahen në bazë të vend-votimeve.
Në mënyrë që të tregohet ajo me të cilën balafaqohen çdo ditë, protestuesit kanë përfunduar aktivitetin e tyre me një audio të zhurmës që krijohet nga komapanitë e ndërtimit e automjeteve të rënda./ Ndërtimi.info/
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)