Aktuale
Asociacioni i Arkitektëve fiton grant për vendosjen masave të energjisë efiçiente në ndërtesat publike
Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës ka fituar grantin e mesëm që është ndarë nga European Union Kosovo dhe implementuar nga Balkan Green Foundation dhe Institute for Development Policy (INDEP).
Sipas Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës projekti synon që të ndihmojë në vendosjen e masave të energjisë efiçiente në ndërtesat publike si dhe do të prezantojë konceptin “circulareconomy”.
Objektitvat e projektit “Empower-Engage-Build Ownership” fokusohen në tre fusha kryesore e që janë: Përmirësimi i aftësive të Organizatave të Shoqërisë Civile për shkëmbim të informatave mbi monitorimin e politikave, avokim dhe sensibilizim në fushat prioritare tematike të synuara përmes Trajnimive për Ngritjen e Kapaciteteve për komunitete të caktuara.
Në veçanti, projekti fokusohet në nxitjen e pjesëmarrjes së Organizatave të Shoqërisë Civile në hartimin dhe zbatimin e politikave, avokimit dhe aktiviteteve bazë përmes organizatave të financimit në tërë Kosovën dhe rritja e vetëdijes së qytetarëve për zhvillimin e qëndrueshëm në Kosovë përmes mbështetjes së aktiviteteve të cilat promovojnë mbrojtjen e mjedisit, energjinë e gjelbërt dhe rritjen ekonomike të qëndrueshme duke ri-përdorur produktet dhe materialet.
Projekti i Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, konsiston në krijimin e një udhëzuesi teknik, të implementimit të masave të efiçiences së energjisë në ndërtesat publike, i cili në bashkëpunim edhe me institucionet qendrore dhe lokale mund të kthehet në dokument zyrtar, si dhe në organizimin e tre punëtorive për njohjen dhe prezantimin e “Ekonomisë Qarkore”, bazë e të cilës është koncepti Ripërdorim-Riciklim-Reduktim si një zgjidhje alternative ndaj organizimit tradicional ekonomik në fushën e ndërtimit Bëj-Përdor-Gjuaj. Udhëheqës të punëtorive do të jenë ekspert ndërkombëtarë të cilët eksperiencën e tyre në këtë fushë do ta ndajnë me përfaqësues të komunitetit të arkitektëve dhe fushës së gjërë të ndërtimit.
Çka është Ekonomia rrethore (Circulare Economy)?
Ekonomia rrethore merr shembullin e modelit ciklik të natyrës. Ekonomia qarkore paraqitet si një sistem i përdorimit të burimeve ku mbizotëron reduktimi, ripërdorimi dhe riciklimi i elementëve. Ajo shfrytëzon burimet e papërdorura të energjisë nga natyra dhe mbrojtjen e saj, por në anën tjetër ka krijuar me miliona vende të reja të punës me ndikim të fuqishëm në zhvillimin ekonomik botëror.
Pra, ekonomia rrethore promovon përdorimin e sa më shumë materialeve të biodegradueshme në prodhimin e produkteve – ushqyesve biologjikë, kështu që ato në fund të jetës së tyre mund të kthehen në natyrë pa shkaktuar dëm mjedisor.