Arkitekturë
Dean Lah nga studio “Enota” ligjëroi para publikut kosovarë

Projektet e shumta të arkitektit slloven Dean Lah, bënë që emri i tij të depërtojë në shumë shtete tjera e të njihet ndërkombëtarisht.
E për disa nga projektet e tij më unike, publiku kosovarë pati mundësinë të mësojë më shumë.
Kjo për shkak se Dean Lah mbrëmjen e kaluar ligjërojë në “Kino Armatë”, në Prishtinë në lidhje me projektet e tij të fundit dhe transformimet e bëra në disa nga hapësirat publike më të frekuentuara të Sllovenisë.
Arkitekti i famshëm tregoi për mënyrën se si i perceptojmë sistemet natyrale.
“Para së gjithash neve na pëlqejnë sistemet, sistemet natyrale. Jemi mjaft të rrethuar nga natyra. Kur flas për sistemet natyrale, nuk flas vetëm për sistemet të cilat mund të gjenden vetëm në natyrë. Sistemet e organizuara janë gjithkund reth nesh. Natyrisht se mund t’i gjeni në natyrë por edhe në vende tjera”, u shpreh Lah, i cili në Kosovë po qëndron në kuadër të edicionit të shtatë të Festivalit të Arkitekturës.
Teknologjia e re dhe mundësitë innovative të cilat ajo na ofron, nuk kaluan pa u përmendur nga arkitekti i njohur.
Sipas tij, “teknologjia na ndihmon që të shkelim nëpër territore të panjohura”, raporton Ndërtimi.info.
“Tani që e përdorim teknologjinë moderne, kemi mundësinë të kontrollojmë këto sisteme dhe mund t’i inkorporojmë ato nëpër projekte dhe përdorime specifike. Një gjë tjetër shumë e rëndësishme për këto zbulime është se mund të kalojmë nëpër territore të panjohura”, theksoi ai.
Sipas tij, “gjithçka e bukur në natyrë është rezultat i një gabimi”.
Ai tregoi edhe disa nga hapësirat publike të cilat bashkë me studion “Enota”, i ka përfunduar së fundmi.
“E para është renovimi i një aksesi të rëndësishëm në qytetin e Velenjes, në Slloveni, bëhet fjalë për një promenadë e cila tahsmë ka një rëndësi të madhe.
Kam vizituar këtë promenadë shumë herë kur isha më i ri. Velenje është një qytet shumë i veçantë. është ndërtuar në fund të viteve të 50’ta, me idenë e një qyteti modernist. Edhe pse është ndërtuar në mënyrë artificiale rezultatet kanë qenë befasisht të mira”, deklaroi ai.
Ai bëri të ditur se hapësirat e gjelbëruara në këto zonë janë eliminuar për t’i lënë vend krijimit të parkingut. Megjithëkëtë ka pasur zona të cilat kanë qenë të mbyllura për publikun.
Në njëfarë mënyre, projekti i tij ka bërë rikrijimin inovativ të kësaj hapësireje publike.
“Në vend të propozimit për rinovimin e saj ne kemi propozuar renovimin e gjithë qendrës së qytetit, duke krijuar hapësira të reja të cilat janë të hapura për publikun”, theksoi ai.
Një tjetrër projekt i realizuar nga ai është edhe manastiri Dominik në Ptuj, i cili mburret me më shumë se 800 vjet histori.
E renovimi i kësaj kisheje ishte një çështje më delikate.
“Për një rinovim të suksesshëm të një ndërtese historike siç është kjo kishëz, çelësi është mbajtja e ndërtesës në shërbim dhe përpjekja për programin e ri për të shfaqur vlerën e saj historike, si dhe meritat artistike”, potencoi Lah.
Sipas tij, ndërtesa duhej të përshtatej me përdorimin e saj pa pasur nevojë për ndërhyrje të mëdha dëmtonte strukturën e saj historike.
Ky projekti kërkoi 7 vite për t’u ndërtuar edhe pse ishte një projekt i vogël për shkak se nuk kishte para të mjaftueshme për ndërtimin e saj.
Parku i ri Urban i Koperit, i vendosur mes rrugës Piranska dhe shëtitores së Semedelës, është një tjetër projekt kreativ dhe funksional i jetësuar nga Dean Lah.
Ky projekt paraqet një fazë të re në zhvillimin e infrastrukturës së qytetit ndërsa shëtitorja është një nga tiparet më të rëndësishme të qytetit.
Bashkëthemeluesi i studios “Enota” përmendi edhe disa nga veprat e tij më të njohura, për të cilat ka diskutuar edhe në revistat më të njohura të arkitekturës dhe jo vetëm./Ndërtimi.info/
