Aktuale
Rivitalizohet nga CHwB Mulliri i Frrok Dokiqit në Letnicë të Vitisë
“Mulliri i Frrok Dokiqit” në fshatin Letnicë të Vitisë është rijetësuar falë 17 studentëve të arkitekturës të cilët, së bashku me koordinatorë lokalë e ndërkombëtarë kanë hartuar plan për zhvillimin e fshatit Letnicë e veçanërisht mullirit, që është ikonë e këtij fshati.
Organizata jo-qeveritare CHWB (Cultural Heritage Without Borders) ka njoftuar se ka përfunduar punëtoria 12 ditore #HeritageLab “Rigjetja e Trashëgimisë së Letnicës”, në të cilën kishin marrë pjesë studentë nga fusha e arkitekturës. E që ishte financuar nga OSCE Mission in Kosovo.
“17 student të përkushtuar të fushës së arkitekturës u certifikuan sot. Përgjatë 12 ditëve ata kanë ndjekur ligjërata motivuese dhe së bashku me koordinatorë lokal e ndërkombëtar kanë hartuar një plan të zhvillimit të fshatit Letnicë dhe njëkohësisht kanë vazhduar rijetësimin e “Mullirit të Frrok Dokiqit,” një monument i dashur për banorët”, thuhet në njoftim.
Përgjatë ditëve sa kishte zgjatur kjo punëtori studentët kishin zhvilluar intervista me banorët e 13 shtëpive të Letnicës për të hulumtuar në lidhje më projektin të cilin e zhvillonin.
Sipas CHwB, nga këto intervista dolën informata të rëndësishme për planin e zhvillimit socio – ekonomik të këtij fshati.
Ata gjithashtu kanë falënderuar të gjithë pjesë marrësit e posaçërisht banorët e Letnicës për mikpritjen e tyre.




















