Connect with us

Aktuale

Sa i kushtuan buxhetit shpronësimet për autostradën “Arbën Xhaferi”?

Published

on

Me miliona euro janë shpenzuar nga buxheti i shtetit për tokat që gjenden në afërsi të autostradës “Arbën Xhaferi”. Shpronësimi i rreth 2 mijë e 500 pronave i ka kushtuar “kuletës” së shtetit hiç më pak se 106 milionë euro, ku janë përfshirë mbi 60 zona kadastrale të komunës së Graqanicës, Lipjanit, Ferizajt, Kaçanikut dhe Hanit të Elezit.

Shpronësimit të pronave për ndërtimin e autostradës që lidh Prishtinën e Shkupin ia pa hajrin edhe Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma.

Toka që ai kishte në pronësi në afërsi të “Arbën Xhaferit”, i siguroi atij me mijëra euro dhe i mundësoi shkuarjen në tokën e shenjtë në Mekë.

Suma në regjistrin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit ka deklaruar se toka e familjes së tij është shpronësuar për 45 mijë euro.

Prej gjithë kësaj shume, Suma ka deklaruar se i ka marrë 11 mijë e 250 euro, të cilat ka thënë t’i ketë shfrytëzuar për kryerjen e haxhit për të dhe bashkëshorten e tij.

Mjetet nga shpronësimi i pronës për autostradë në një vlerë 45.000 të cilat janë ndarë në 4 pjesë të barabarta, ku vetëm pjesa ime në vlerë prej 11.250 euro është shfrytëzuar për kryerjen e hagjit për mua dhe bashkëshorten time”, ka deklaruar Suma në AKK.

Njejtë sikur ai përfituan edhe mijëra qytetarë të tjerë. Disa më pak, e disa më shumë. Për shpronësimin e tokave të banorëve të këtyre anëve, Shteti shpenzoi miliona.

Drejtori për Shpronësime në Ministrinë e Mjedisit, Afrim Murati i ka thënë Gazetës Express se shpronësimi i tokave i ka kushtuar buxhetit të shtetit mbi 100 milionë euro. Deklaron se në shpronësime janë përfshirë mbi 60 zona kadastrale të komunave të vendit.

“Ndërtimi i Auto Rrugës Prishtinë – Hani i Elezit ka filluar me aprovimin e vendimit përfundimtarë nr.06/187 datë: 05.05.2014 tek rrethi i madh që bë lidhjen e segmentit rrugor: Auto rruga Vërmicë – Merdare R6, Auto rruga R6 Prishtinë – Hani i Elezit dhe Rrugën Magjistrale M2 dhe shpronësimi në total deri në zonën kadastrale Hani i Elezit, aty ku përfundon ndërtimi i autorrugës ka kosto prej rreth 106 milion euro dhe ka perfshi mbi  60 zona kadastrale te Komunave Graqanice, Lipjan, Ferizaj, Kaçanik dhe Hani i Elezit”, ka thënë Murati.

Deklaron se për këtë autostradë janë shpronësuar rreth 2 mijë e 500 prona. Murati thotë se vlerësimi i këtyre pronave është bërë sipas çmimit të tregut, dhe se pronat me kosto më të lartë jaë pronat të cilat janë më afër qendrave urbane.

“Numri i pronave të shpronësuara është rreth 2467 prona, ndërsa numri i raporteve të vlerësimit nga të gjitha vendimet përfundimtare për ndërtimin e autorrugës Prishtinë – Hani i Elezit është rreth 5 mijë raporte të vlerësimit, numri i madh i raporteve të vlerësimit është për shkak se disa prona gjatë ndërtimit të auto rrugës janë shpronësuar 3 deri 4 herë me sipërfaqe shtesë, sipas nevojës së paraqitur në teren gjatë ndërtimit”, thuhet në përgjigjet e Muratit drejtuar Gazetës Express.

Ndryshe, autostrada që e lidh Prishtinën me Shkupin, ishte planifikuar të përfundoj më 31 dhjetor të 2018’ës, por konsorciumi Bechtel – Enka nuk kishte arritur që t’i përfundojë me kohë punimet. Kjo autostradë arriti të lëshohej për qarkullim tek më 29 maj të 2019’ës.

Në ceremoninë e përurimit morën pjesë krerët e shtetit, përfaqësues të Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe ambasadorë të akredituar.

Por, edhe pse kjo autostradë u lëshua për qarkullim në maj, punimet për ndërtimin e saj nuk kanë përfunduar plotësisht.

Me kërkesë të Ministrisë së Infrastrukturës, Qeveria ka marrë vendim për zgjatjen e afatit të Kontratës për ndërtimin e Autostradës R6 “Arbën Xhaferi”, Prishtinë –  Hani i Elezit, deri në dhjetor 2020, për punët shtesë në ndërtimin e dy kyçjeve në Ferizaj dhe Viti dhe mbikalimin në Paldenicë.

Por, që kostoja e këtyre projekteve ende nuk dihet.

Ndërkohë për shkak të mosrespektimit të kontratës, kompania amerikano-turke kishte detyruar Qeverinë e Kosovës të paguaj 53.1 milionë euro.

Arsyet ishin për zvarritje të punimeve, si dhe për vonesa në pagesa të mjeteve në të kundërtën kushtëzuan se i ndërpresin punimet në Autostradën “Arbën Xhaferi” për ta dërguar lëndën në Arbitrazhin ndërkombëtar.

Menjëherë pas këtij paralajmërimi, Qeveria Haradinaj mori vendim që ta shlyejë këtë borxh. Shlyrjen e kësaj gjobe e ka konfirmuar  edhe Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj.

“Janë paguar të gjitha obligimet përpos punës shtesë. 53 milionëshi është paguar. Për datë nuk e di sepse shkon nëpërmjet sistemit të financave”, ka thënë Lekaj.

Vendim i të parit të ekzekutivit për ndarjen e këtyre mjeteve ishte vënë edhe nën llupën e organeve të hetuesisë.

Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi kishte konfirmuar se Prokuroria dhe Policia Hetuese janë duke mbledhur të dhëna lidhur me ndarjen e 53 milionë eurove shtesë për këtë kompani.

“Prokuroria, së bashku me Policinë Hetuese, do të mbledhë të dhëna dhe informacione të nevojshme për t’u siguruar se a ka dyshim të arsyeshëm se a është kryer ndonjë vepër penale për të cilën ndjekja ndërmerret sipas detyrës zyrtare“,kishte thënë Lumezi.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending