Aktuale
“Ta pastrojmë Kosovën” pastron buxhetin
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2019/07/61872089_2345185082367294_5509645435276361728_o.jpg)
Ndarja e 815 mijë eurove nga Qeveria për aksionin “Ta pastrojmë Kosovën”, pa u respektuar procedurat për subvencionimin e organizatave joqeveritare, është kritikuar nga anëtarët e Komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e financave publike.
Në mbledhjen që është mbajtur të enjten, ku Komisioni ka diskutuar raportin e auditimit për pasqyrat vjetore financiare të Zyrës së Kryeministrit (ZKM) për vitin 2018, kryetari Driton Selmanaj ka thënë se është shqetësues fakti që për këtë projekt as nuk ka pasur kontratë në mes të Qeverisë dhe organizatës “Let’s do it Kosovo”, e as nuk është dorëzuar raporti financiar e narrativ nga ana e përfituesit për arsyetimin e saktë të aktiviteteve të kryera, shkruan sot Koha Ditore .
Sekretari i Qeverisë, Fitim Krasniqi, ka thënë se gjatë kohës sa e ushtron detyrën e sekretarit nuk e mban mend një precedent të tillë të ndarjes së mjeteve për një projekt.
Sipas tij, kryeministri vetëm e ka mbështetur politikisht këtë aksion dhe se nuk ka marrë pjesë në të sa i përket marrjes së obligimeve për aktivitete të caktuara.
Ditë më parë, Ndërtimi.info ka publikuar raportin financiar të “Ta pastrojmë Kosovën”, ku tregohet si u shpenzuan këto para.
Sipas këtij raporti, vetëm për furnizimi me vegla dhe materiale të nevojshme për aksione, janë shpenzuar hiç më pak se 294 mijë e 270 euro. Prej kësaj vlere, 159 mijë e 890 euro janë shpenzuar për maica, dizjanim dhe shtypje të llogove si dhe distribuimin në vendet ku është zhvilluar aksioni. Mijëra euro kanë marrë edhe dorezat e thejshta për punë, gjithsej 34 mijë euro, ndërsa thasët e mbeturinave 19 mijë e 470 euro dhe maskat kanë kushtuar 9 mijë euro.
Në kuadër të këtij aksioni është përfshirë edhe aktivitete me komunitete, ligjërata, ese tryeza dhe aktivitete vetëdijesuese. E, këto sipas asaj që ka para qitur “Let’s do it Kosova” kanë pasur kosto 28 mijë e 500 euro.
https://ndertimi.info/ku-i-coi-ta-pastrojme-kosoven-815-mije-euro-mbi-19-mije-per-thase-mbeturinash-dokument/
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)