Aktuale
Të pathënat për objektin e ri të Ambasadës Amerikane në Kosovë [foto]
Ambasadat amerikane në gjithë botën ndahen në ambasada të vogla, të mesme dhe të mëdha. E kjo që është ndërtuar tash në Kosovë është ambasadë e MADHE. Kjo tregon edhe njëherë që Amerika ka një dashuri të madhe për Kosovën.
Uran Haxha
E gjithë ambasada ka kushtuar rreth 250 milionë dollarë dhe sikur ajo edhe territori i rrethuar konsiderohet tokë amerikane. Ajo tokë është blerë nga Komuna e Prishtinës për 1 dollar, pasi shteti amerikan nuk pranon që të marrë asgjë falas. Kishte filluar të ndërtohet në vitin 2015, e sot më 4 Korrik 2019, përurohet. Gjatë ndërtimit aty ka qenë vend për të marrë shembull për nga organizimi i punës, gjë që është thënë në një intervistë për Ndërtimi.info edhe nga profesori universitar Ilir Rodiqi.
Ky objekt nuk do të jetë vetëm ambasadë e thjeshtë, ku do të merren vizat. E shtrirë në 12 acre (4.85 hektarë), do të jetë edhe ndërtesë rezidenciale për trupat e marinës amerikane. Hapësira e brendshme është 15,800 metra katrorë, raporton Ndërtimi.info.
Objekti që është një nga më të mirët që është ndërtuar në Kosovë, është projektuar nga Davis Brody Bond Architects and Planners.
Në përshkrimi që i bën kompania projektuese thuhet se ky objekt është i familjarizuar me dizajnin e teknologjisë së avancuar, që pasqyron iniciativat e Departametit të Shtetit Amerikan.
Ambasada është në stil të një sheshi në natyrë, që brenda do të akomodojë staf prej 450 personash. Ajo përbëhet nga disa elemente bazë: kulla pesë-katëshe e zyrave, pavijoni ose qendra e konferencës dhe rezidenca e marinsave, përcjell ndertimi.info. Kurse, parking është integruar në peizazh me anë të terasave në nivele të ndryshme. Jashtë, sipas renderëve shihet të jetë një lloj liqeni i vogël.
Ambasada është në një autonomi të funksionimit. Ajo ujin që do ta përdorë, do të jetë uji i riciklueshëm, pra i brendshëm dhe nuk furnizohet nga ujësjellësi i qytetit, gjë që është konfirmuar edhe nga kryetari Shpend Ahmeti. Nga projektuesi thuhet se i gjithë kampusi funksionin në systemin “Net Zero Water”. Kërkesa për ujë është e balancuar me sistemet e furnizimit me riciklim të ujit të shiut, instalimet hidraulike efiçiente për përdorim brenda ndërtesës, ujitje dhe përdorim tjetër.
Ndërsa rryma do të sigurohet nga sistemi solar që është optimizuar që të sillen kah dielli dhe kulmet e gjelbra mbi rezidencën e marinsave dhe magazinë. Teksa, dimrit ngrohja do të jetë gjeotermike./ndertimi.info/