Arkitekturë
Lotte World Tower, rrokaqielli me ashensorin më të shpejtë
Bota po përjeton një bum masiv në ndërtimin e qiellgërvishtëseve, të udhëhequr nga vende si Kina, Arabia Saudite dhe Shtetet e Bashkuara.
Vetëm këtë vit, Kina ndërtoi më shumë gradaçela se çdo vend që ka ndërtuar ndonjëherë. Mes rritjes së konkurrencës për kullat më të larta dhe më të reja, një ndërtesë e lartë në Korenë e Jugut arriti të tejkalojë të gjitha të tjerat.
Lotte World Tower mori në 2018 çmimin e Emporis Skyscraper, çmimi më i njohur në botë për arkitekturën e lartë. Dizajni i shkëlqyeshëm i kullës i cili përfshin kullën më të lartë të vëzhgimit prej xhami si dhe ashensorin më të shpejtë në botë. Struktura është projektuar për të përballuar një tërmet me magnitudë 9.0.
Është menduar gjithashtu të përballojë goditjet e erës të fortë si ato të Uraganit Katrina. Në më shumë se 1.800 metra, është ndërtesa më e lartë në Korenë e Jugut dhe ndërtesa e pestë më e lartë në botë. Struktura, e cila u hap në prill 2017, ka 123 kate dhe 42,000 dritare. Vetëm ndërtimi i çatisë kërkonte 3000 ton çeliku.
Dizajni, edhe pse modern, u frymëzua nga lakimi i artit dhe arkitekturës tradicionale koreane. Njëqind ditë pasi u hap, kulla tashmë kishte tërhequr 10 milionë vizitorë, ose rreth 120,000 njerëz në ditë. Ndërtesa përmban zyra, dyqane me pakicë dhe disa prej apartamenteve më të shtrenjta në Kore. Ajo gjithashtu përmban një hotel luksoz të quajtur Signiel Seul.
Karakteristikat e kullës përfshijnë dhe ashensorin më të shpejtë në botë. Ashensori dykatësh, i njohur si Shuttle Sky, udhëton në më shumë se 22 milje në orë. Kjo do të thotë se ai mund të ngjisë njerëzit nga kati i parë në kuvertën e vëzhgimit në katin e 121 në një minutë të vetme. Kulla pritet gjithashtu të marrë rreth 60 milionë turistë në vit.