Aktuale
Premtimi i Haradinajt për ndërtimin e një termocentrali 1 mijë megavatesh
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sa ishte në opozitë ka dhënë fjalë goxha të mëdha lidhur me vizionin e tij për sektorin e energjisë.
Me 29 mars 2016 në një nga emisionet vendore, Haradinaj pati kritikuar planet e Qeverisë për ndërtimin e një termocentrali prej 300 megavatesh. Haradinaj kishte premtuar se nëse vjen në pushtet do të ndërtoi termocentral me kapacitete prej 1 mijë megavatesh.
Këto Haradinaj i kishte prezantuar si pjesë e planprogramit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
“‘Nuk mjafton një 300 megavatesh. Ju lutem ajo është vetëm një vonesë për ne. Vetëm sasia e megavateve nuk e zgjidh problemin e Kosovës. Një ditë do të vdesë në kuptimin figurativ, Kosova A dhe ne nuk do kemi energji të mjaftueshme me këta 300 megavatë. Pra, do të vazhdojë kriza jonë energjetike”, kishte thënë Haradinaj.
Ka shtuar se në Kosovë duhet të ndërtohet një termocentral që prodhon mbi 1 mijë megavatë energji elektrike. Termocentrali me kapacitet prej 1 mijë megavatesh, sipas tij, do të mundësonte furnizimin me energji edhe në rast të mbylljes së termocentralit të vjetër, Kosova A, shkruan GazetaFjala.
Haradinaj pati vlerësuar se Kosova duhet të bëjë ndryshime rrënjësore për të bërë hapa drejt zhvillimit ekonomik.
“Kosova i ka tri shtylla kyresore që duhet rregulluar. Duhet aktivizuar resurset nëntokësore e mbitokësore, krijimi i mjedisit të mirë për të bërë biznes dhe duhet te ketë siguri ligjore”, ka thënë Haradinaj.
Këto Haradinaj i kishte prezantuar si pjesë e planprogramit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës nëse një ditë vije në pushtet. Kjo ka ndodhur, prandaj mbetet të shihet së a do ta përmbushë Haradinaj këtë premtim.