Connect with us

Aktuale

UP-ja paguan para për punë të pakryera

Published

on

Në raportin e auditimit për vitin 2018, Zyra Kombëtare e Auditimit ka gjetur parregullsi edhe në Universitetin e Prishtinës, ndër të tjera edhe në lidhje me projektin “Ndërtimi i Fushës Sportive në Fakultetin e Edukatës Fizike dhe Sportit”, në të cilin nuk ishin kryer disa pozicione sipas kontratës, por që të njëjtat janë nënshkruar si të përfunduara.

Pas ekzaminimeve nga ZKA- ja së bashku me kryetarin e komisionit për pranim teknik është vërejtur që pesë pozicione nuk ishin përmbushur sipas kontratës, e që vlera e tyre është 2,255 euro nga 24,955 sa ishte vlera e tërësishme e projektit.

III. 1 Furnizimi dhe montimi me anësore me dimensione (8x20x100) cm. Për kufizimin e tërë fushës dhe ndarjes nga shikuesit, ishin vendosur anësore 78m ndërsa ishin paguar 149m. Shndërruar në vlerë financiare janë paguar më shumë se sa janë vendosur 355€ (71m’*5=355€),
V. 5 Furnizimi me tavolinë lëvizëse për jurinë e cila duhet të jetë me këto dimensione (0.7x 3.2) m, nuk ishte pranuar. Vlera e tavolinës lëvizëse ishte (1 copë * 500€).
V.6 Furnizimi me karrige për jurinë (materiale të drurit dhe metalit) ishin të kontraktuara pesë (5) copë nga 300€, ndërsa ne gjatë ekzaminimit kemi vërejtur që ishin pranuar në sallë vetëm dy karrige, ndërsa nuk ishin pranuar edhe tri karrige tjera (3 copë*300€=900€).
V. 9 Furnizimi me material dhe ndërtimi i një qeshmë për lojtarët (dim 2.0 x 0.60) dhe ndërtimi ishte e kontraktuar në shumë 500€, ndërsa është vendosur një qeshmë me dimensione që nuk përputhet me ato të kontraktuara”, tregohet në raportin e auditimit.

Ndërsa, pozicioni i pestë që kishte të bënte me furnizimin dhe montimin e sistemit montazh të tribunave për 196 shikues, konstruksioni metalik, ulëse nga plastika nuk është realizuar fare, por edhe nuk është paguar.

Sipas auditorit, kjo kishte ndodhur për shkak se menaxheri i projektit kishte nënshkruar raportet që punët janë përfunduar sipas kushteve të kontratës, përderisa ato nuk ishin kryer.

E rreziku për parregullsitë e tilla sipas tyre dëmton buxhetin e Universitetit të Prishtinës.

“Nënshkrimi i raporteve të pranimit nga menaxheri kontratës për punë të cilat nuk janë realizuar sipas kontratës, rritë rrezikun e mos realizimit të projektit sipas paramasave dhe parallogarive, si dhe dëmtimin e buxhetit të UP-së”, theksohet në raport.

Gjithashtu nga auditori rekomandohet për rektorin e Universitetit të Prishtinës, Marjan Demaj, që të forcojë masat e përgjegjësisë ndaj personelit mbikëqyrës të projekteve për tu siguruar që ekzekutimi i punimeve kryhet në pajtim me kushtet e kontratës. Po ashtu pagesat e bëra më shumë se sa kryerja e punëve, të kthehen në buxhetin e UP-së.

Mirëpo nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” kanë thënë që për të mos u kryer këto pozicione kanë ndikuar disa faktorë, si pjerrtësia e terrenit dhe kushtet atmosferike meqë këto punime ishin bërë gjatë muajit dhjetor.

Ne i kemi pranuar me seriozitet rekomandimet e Zyrës Kombëtare të Auditorit dhe ju informojmë që janë disa faktorë të cilët kanë ndikuar në mos realizimin e pozicioneve sipas kontratës, siç janë: pjerrtësia e terrenit dhe kushtet atmosferike (punët janë kryer gjatë muajit dhjetor), të cilët kanë ndikuar në ndryshimin e pozicioneve me miratimin e organit mbikëqyrës të këtij projekti”, thuhet në përgjigjen e dhënë nga Rektorati.

Ata kanë treguar që për shkak të nivelit të ulët të terrenit dhe nevojave të terrenit, pozicioni i kabëzave dhe anësoreve është zëvendësuar me mur të betonit në lartësi deri në 160 cm.

Ndërkaq karriget e jurisë nuk kanë qenë të vendosura në fushë por kanë qenë të vendosura brena objektit të fakultetit, që të mbrohen nga dëmtimi që vjen nga kushtet atmosferike. Kjo sipas tyre kjo është zhvilluar sipas projektit.

Për pozicionin që kishte të bënte me furnizimin dhe montimin e sistemit montazh të tribunave për 196 shikues por dhe pozicionet e tjera të cilat nuk janë realizuar, nga rektorati pranojnë që kanë pasur takime të vazhdueshme për ta zgjidhur këtë çështje.

“Ne kemi pas një varg takimesh për trajtimin e kësaj çështjeje, ku jemi dakorduar që të konsultohemi me Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP) për të marrë sugjerimet se çfarë veprimesh duhet të ndërmerren në vazhdimësi për eliminimin e këtyre të gjeturave”, thuhet në përgjigjet e Universitetit Hasan Prishtina.

E, derisa UP-ja të zgjidhje gjendja vazhdon të jetë jo e mirë, në aspektet në të cilat janë identifikuar parregullësi nga Zyra Kombëtare e Audtimit./Ndërtimi.info/

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending