Aktuale
ZKA-ja gjen menaxhim jo-adekuat të pronave komunale të Pejës të dhëna me qira
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2018/01/Komuna-e-Pejes.jpg)
Komuna e Pejës ka disa prona të dhëna me qira, por me menaxhimi i tyre ka shkuar gjithçka në rregull. Kjo komunë nuk ka arritur të bëjë menaxhim jo adekuat i pronave komunale të dhëna me qira.
Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka gjetur se Komuna e Pejës nuk kishte një data bazë të saktë dhe të plotë të pronave të dhëna me qira. ZKA-ja ka analizuar dy lista me prona komunale të dhëna me qira, njëra me 42 , kurse tjetra kishte 29 prona me qira.
Por, këto prona nuk ishin dhënë me qira pa ankand, raporton Ndërtimi.info.
“Këto prona ishin dhënë pa ankand me përjashtim të një prone që në vitin 2018 ishte dhënë me ankand. Në tri raste nuk kishte informata në lidhje me kohën e dhënies me qira dhe afatin e skadimit të kontratave”, thuhet në raportin e auditimit për vitin 2018.
Nga mosmenaxhimi i duhur i këtyre pronave, ZKA-ja parasheh rrezik për Komunën e Pejës.
“Mungesa e kontrollit, përfshirë një data bazë të pronave të dhëna me qira dhe operimi pa kontrata, privon komunën nga e drejta për arkëtimin e të hyrave dhe ndjekjen e proceduarave gjyqësore në raste të mos arkëtimit të borxhit me kohë”, thekson ZKA-ja.
ZKA-ja rekomandon kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxheri të analizoj arsyet për menaxhimin jo të duhur të pronës komunale dhe të siguroj se dhënia në shfrytëzim e pronës së paluajtshme komunale të bëhet vetëm atëherë kur janë plotësuar kërkesat ligjore konform rregullave.
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)