Arkitekturë
Muzeu i arteve me strukturën e lules
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2019/06/arte-muze-lule-1.jpg)
MVRDV ka zbuluar propozimin për projektin e një muzeu të madh në Tajvan, një dizajn i cili shfaq elementë unikë dhe strukturë të ngjashme me një lule.
I ndodhur në afërsi të Taipei, kryeqytetit të vendit, si dhe aeroportit kombëtar, qyteti i Taoyuan është zgjeruar në madhësi në vitet e fundit.
Si një institucion i ri kulturor, ‘muzeu Taoyuan i artit’ kërkon t’i japë rajonit një ndjenjë identiteti dhe karakteri për popullsinë e saj në rritje. Dizajni i MVRDV për muzeun prej 29,000 metër katror, i cili u zhvillua së bashku me arkitektët dhe projektuesit e JJP dhe TOPOTEK1, është frymëzuar nga simbol i luleve ngjyrë rozë të Taoyuan.
Masterplani për kompleksin e gjerë përfshin një sërë ‘dhomash, të cilat përmbajnë aspekte të ndryshme të programit të përgjithshëm. Muzeu, i cili gjendet brenda zonës rozë, përfshin një seri ndërtesash të gjitha të aksesueshme.
Duke hartuar strukturat në konfigurime rrethore, ata shmangin skajet dhe lehtësisht mund të lëvizin përreth ndërtesës si dhe gjithashtu të zgjerojnë aksesibilitetin. Duke pozicionuar këto vëllime të ngjashme me ato të petaleve krijojnë lidhje dhe hije të mirë për të siguruar mbivendosje dhe mbrojtje nga drita.
Këto figura të luleve shfaqen në park dhe formojnë një identitet të ri për parkun. Fasadat rozë të aluminit janë të përdorur duke dhënë një karakter të pagabueshëm në vend. Muzeu Taoyuan i Artit dhe peisazhi i tij përreth bëhen një destinacion i vërtetë kulturor me një park që e kthen zonën në një lloj hapësire ngjyrë rozë për qytetin, thotë MVRDV.
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)