Trashëgimia
Dy urat ikonike të trashëgimisë së Gjakovës do të rivitalizohen
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2019/06/65214826_2519277474758160_4441985555550437376_n.jpg)
Dy urat akronike të Gjakovës do të rivitalizohen, kështu duke krijuar një pamje më të bukur. Që Ura e Terezive dhe ajo e Tabakëve të kenë pamje më ndryshe puna do të fillojë nesër.
Bashkimi Evropian, e cili realizon këtë projekt, ka treguar se çfarë përfshinë projekti në tërësi.
“Rivitalizimi i dy urave portretizuese të Gjakovës, Terezive dhe Tabak, fillon të mërkurën pasdite, me 26 qershor. Projekti përfshin peisazhin rreth urave, krijimin e shtigjeve të reja, vendosjen e ulëseve, elektrifikimin dhe shënimet historike / interpretimin e lokacionit. Rivitalizimi është një kontribut i përbashkët i Komunës së Gjakovës, Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara”, thuhet në njoftim.
Ura e Tabakëve është një monument arkitekturor, i trashëgimisë kulturore në Gjakovë. Ura e Tabakëve gjendet mbi lumin Erenik në jug të qytetit të Gjakovës. Kjo urë lidh Gjakovën me fshatrat në jug dhe qytetet shqiptare si Bajram Curri, Shkodra dhe Kukësi. Ura është ndërtuar në shekullin XVII nga esnafët tabakë. Ura e Tabakut, me gjatësi 127 m dhe me gjerësi 4.03 m, renditet ndër dhjetë urat më të mëdha të ndërtuara gjatë mesjetës në trojet shqiptare. Kjo urë është ngritur mbi 7 qemerë dhe rrethore me hapësirë 14-16 metra. Ura është konservuar dhe përdoret për këmbësorë. Është ndërtuar nga guri i gdhendur dhe në ballinat e urës janë skalitur ornamentet e gdhendura mbi gurë. Transformime ka pasur gjatë luftërave por pas konservimit i është kthyer gjendja origjinale.
Edhe, Ura e Terzive është një monument i trashëgimisë kulturore i vendosur në afërsi të fshatit Bishtazhin afër Gjakovës në Kosovë. Ajo është një shembull shumë i rëndësishëm i ndërtimit të urave Osmane në Kosovë. Ura është ndërtuar mbi lumin Erenik, ndoshta në fund të shekullit 15-të, dhe ishte ndryshuar në shekullin e 18-të. Riparime dhe rindërtime të mëdha të pamjes së saj origjinale u bën nga viti 1982 deri më 1984.
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)