Aktuale
Këshilla dhe taktika se si ta mposhtni konkurrencën dhe ta fitoni vendin e punës
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2019/06/96_Square.jpg)
Podkasti më i ri i quajtur “The Midnight Charette” është një podcast (seri episodike mediale, audio) eksplicit për dizajnin, arkitekturën dhe të përditshmen, i krijuar nga projektuesit arkitekturorë David Lee dhe Marina Bourderonnet
Ky audio inçizim përmbanë biseda dhe diskutime të gjata që ndihmojnë në zhvillimin e mendimeve dhe diskutimeve.
Ndershmëria dhe humori në këtë podkast përdoren për të mbuluar një sërë subjektesh: disa episode japin këshilla të dobishme për projektuesit, ndërsa disa të tjera janë intervista ose thjesht eksplorime të jetës së përditshme dhe dizajnit.
E në këtë episod të “The Midnight Charette” podcast, David Lee dhe Marina Bourderonnet diskutojnë “Këshillat dhe taktikat” për të aplikuar në një zyre projektimi.
Në këtë episodë mund të mësoni gjithçka që nga mënyra e aplikimit kur nuk ndjeheni mjaftueshëm të kualifikuar për një pozitë, si të përgatiteni për intervista dhe shumë më shumë.
(04:30) Aplikimi për një pozitë pune që gjendet në qytetitn tjetër.
(10:55) Aplikimi si një projektues i ri dhe që ka mentalitetin e duhur.
(15:41) Cilësitë që punëdhënësit i pëlqejnë si në zyrat e mëdha ashtu edhe në të vogla.
(18:47) Mësoni programet kompjuterike përpara se të aplikoni.
(20:53) Aplikimi kur përvoja nuk përputhet me atë që zyra po kërkon.
(23:58) Pse duhet të aplikoni në zyra të shumëfishta pavarësisht nga gjendja juaj.
(32:24) (36:36) Kur të aplikoni për një punë nëse jeni aktualisht i punësuar.
(33:29) Pse shumica e aplikantëve nuk punësohen./Ndërtimi.info/
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)