Connect with us

Featured

Ndërtimet pa kritere në Prizren, Komuna “mbyllë” sytë kur në pyetje është shtëpia e një gjyqtari

Published

on

Me një popullsi pothuajse sa Prishtina, edhe në qytetin e Prizrenit numri i ndërtimeve të objekteve banesore është tejet i madh.Ky numër po rritet në vazhdimësi që nga paslufta. Ngjashëm me Prishtinën, Prizreni po karakterizohet me ndërtimet që po bëhen anë e kënd qytetit, pa përfillur kurrfar kriteresh, pa kurrfar planesh rregulluese, madje duke ia ndryshuar edhe arkitekturen e përgjithshme këtij qyteti historik.

Pas gati dy vite të qeverisjes lokale që udhëhiqet nga Lëvizja Vetëvendosje e cila është në kualicion me LDK-në dhe Nisma , ndryshimet e premtuara nga kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka nuk vërehen aspak. Ndërtime vend e pa vend mund të hasësh gjithandej qytetit ku nuk janë repsektuar aspak kriteret e ndërtimit.

Indeksonline ka bërë një hulumtim në lagjen “Tusuz” të Prizrenit ku po ndërtohet një objekt skaj rrugës “Xhevat Berisha”. Objekti në fjalë jo vetëm që nuk është larguar nga rruga asnjë centimeter por në katin e dytë ky objekt ashtu siç edhe shihet në foto ka dalur në rrugë me shtesë mbi një metër. E, ajo që vlen për tu theksuar është se ky objekt ka leje ndërtimore të pajisur nga Drejtoria e Urbanizmit në Komunën e Prizrenit.

Shtëpia e gjyqtarit Artan Sejrani

Indeksonline ka biseduar me banorët e lagjes por ata nuk dëshirojnë të identifikohen. Ata thonë se kjo është shtëpia e zëvëndëskryetarit të Gjykatës Themelore të Prizrenit gjyqtarit, Artan Sejrani. Sipas banorëve, inspektorët komunalë ja kanë ndaluar punimet këtij objekti për tejkalim të lejes ndërtimore para 2 javësh dhe i kanë vendosur shiritat por pas dy ditësh përsëri kanë filluar punimet. Edhe në ditën kur e vizituam këtë objekt puna po vazhdonte dhe nuk shiheshin gjëkundi shiritat e inspektoriatit komunal.

Ideksonline ka kontaktuar me Drejtorinë e Inspektoriatit në Komunën e Prizrenit e cila udhëhiqet nga drejtori, Islam Thaçi për ta pyetur për këtë çështje, ndërsa Thaqi pas dy ditësh ka kthyer përgjigje përmes zëdhënësit të komunës së Prizrenit, Lis Dorambari në të cilat konfirmonë ndaljen e pjesërishme të punimeve.

“Punimet në objektin në ndërtim e sipër të investitorit Artan Sejrani, janë ndalur në një pjesë të objektit. Objekti në ndërtim e sipër ka bërë tejkalim në etazhitetin P1, ku pas leximit të projektit ½ është tejkalim ashtu siç shihet edhe në fotografitë e bashkangjitura.Tejkalimi është evidentuar dhe për këtë janë ndërprerë edhe punimet nga ana e Inspektoratit duke i vendosur shiritat, saktësisht në ato pjesë ku ka pasur tejkalime (fotografitë janë të bashkangjitura).Nëse do të pajiset me leje apo jo, i takon të vendosë Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor. Në pjesën e objektit ku është në përputhje me leje ndërtimore, Inspektorati nuk ka të drejtë t’i ndalë punimet. Shiritat janë të vendosura vetë​m në atë pjesë ku është bërë tejkalimi i leje”thuhet në përgjigjien e drejtorit të inspektoriatit.

Islam Thaqi Drejtor i Inspektoriatit në Komunën e Prizrenit

Komuna e Prizrenit bashkangjitur me pyetjet ka dërguar edhe fotografitë e shiritave të sigurisë të vënë nga inspektoriati, por në ditën që ishim ne, këta shirita nuk u panë në këtë objekt!

Indeksonline i ka dërguar pyetje Islam Thaçit se pse nuk është nxjerr vendimi për rrënim në pjesën ku ka tejkalime të lejes ndërtimore? Pas dy ditësh zëdhënësi i komunës është përgjigjur ka kthyer përgjigjie: “Vendimi për rrënim merret kur nuk zbatohet urdhëri i Inspektoratit dhe pasi të verifikohet gjendja e ndryshimit. Paraprakisht duhet të bëhen matjet gjeodezike dhe më pas të jepet përgjigjja nga Drejtoria e Urbanizmit. Ligji i procedurës Administrative dhe Ligji i Inspektoratit e rregullon cështjen e veprimit kur respektohet urdhëri i inspektoratit apo kur nuk respektohet, në rastin e dytë pra kur vazhdon veprimtaria e kundërligjshme”.

Shiritat e ndalimit të vendosura nga inspektoriati

Shiritat janë vendosur nga Drejtoria e Inspektoratit mbi dërasat e latimit dhe fotografitë janë bërë më 11 qershor. Nga poshtë edhe mund të mos vërehen. Por hapësira e tejkaluar është e fotografuar dhe në te nuk guxojnë të vazhdojnë punimet. Për këtë edhe ka monitorim të vazhdueshëm të inspektorëve. thuhet në përgjigjien e Komunës së Prizrenit.

Foto e gjendjes aktuale

Indeksonline i ka dërguar pyetje edhe Drejtorit të Urbanizimit në Komunën e Prizrenit, Fatmir Mema për ta pyetur se a janë respektuar kriteret dhe ligji i urbanizmit kur i është dhënë leja ndërtimore këtij objekti.

“Investitori si duket ka bërë tejkalime, që dëshmohet me konstatimin nga ana e Inspektoratit, pala ka bërë kerkesë për leje për mbindërtimin, është në fazën e shqyrtimit, dhe ne kemi kërkuar nga ana e investitorit që të na sjellë inqizimin gjeodezik. Pas kësaj do të vendosim se a plotësohen kushtet për dhënjen e lejes apo jo” thuhet në përgjigjien e Drejtorit të Urbanizmit Fatmir Memaj.

Me këto përgjigjie ata lënë të kuptohet se pas inçizimit gjeodezik ata mund t’i japin leje edhe për mbindërtim.

Por, nga drejtoria e urbanizmit nuk kemi marrë përgjigjie se a i kanë përfillur kriteret dhe ligjin për ndërtime kur i është dhënë leja ndërtimore këtij objekti, a është i larguar nga rruga në bazë të rregullave investitori dhe a është paraparë në leje edhe shtesa prej 1.5 metra që ka dalur në rrugë.

Por, për këto pyetje ne nuk kemi marrë përgjigjie as pas 5 ditësh.

“Komuna ligjin e zbaton veç kujna t’ja gjajn hallin, ndërsa për njerëzit e fuqishëm dhe atyre që kanë pushtet heshtë dhe nuk ka guxim të merret me ta, kqyre t’i qysh i kanë dhanë leje për me ndërtu shpinë ky gjyqtari” thotë N.N që e ka shtëpinë afër nënkryetarit të gjykatës themelore të Prizrenit Artan Sejrani.

Featured

Kompanitë kosovare ftohen të respektojnë Ligjin gjerman të furnizimit

Published

on

Ligji Gjerman i Zinxhirit të Furnizimit (Lieferkettensorgfaltspflichtengesetz – LkSG) ka hyrë në fazën e dytë të zbatimit më 1 janar 2024, duke zgjeruar fushëveprimin e tij për të mbuluar të gjitha kompanitë në Gjermani me mbi 1000 punonjës.

Zgjerimi do të shtojë rreth 2,000 kompani gjermane në kuadrin rregullator. Këto kompani do të aplikojnë kriteret që parashihen me ligj përgjatë gjithë zinxhirit të tyre të furnizimit dhe tek furnitorët jashtë Gjermanisë. Përfshirë këtu kompanitë nga Kosova që janë furnitorë të kompanive gjermane, apo që synojnë të bëhen furnitorë për kompani gjermane.

Ligji për Zinxhirin e Furnizimit u miratua në vitin 2021 dhe zyrtarisht hyri në fuqi më 1 janar 2023, duke iu kërkuar kompanive gjermane të plotësojnë kritere për të siguruar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut dhe çështjet mjedisore në zinxhirët e tyre të furnizimit global.

Ligji implementohet në tri faza: Në fazën e parë, ligji gjerman u aplikua për kompanitë me mbi 3000 punonjës në Gjermani. Përafërsisht 900 kompani të mëdha gjermane u detyruan ta zbatojnë ligjin.

Në vitin e parë të zbatimit, Zyra Federale për Çështjet Ekonomike dhe Kontrollin e Eksportit (BAFA) ishte përgjegjëse për monitorimin dhe zbatimin e ligjit. BAFA kreu 486 inspektime të kompanive të mëdha për të vlerësuar pajtueshmërinë. Vlerësimi i përgjithshëm i BAFA ishte pozitiv, duke gjetur se kompanitë ishin përgjithësisht të suksesshme në krijimin e sistemeve dhe proceseve të nevojshme për të përmbushur kërkesat e Ligjit në fazën e parë.

Megjithatë, zgjerimi i zbatueshmërisë së Ligjit Gjerman të Zinxhirit të Furnizimit në ndërmarrjet e  mesme pritet të paraqesë më shumë sfida.

Kompanitë kosovare që nuk i zbatojnë kushtet e parapara me këtë ligj, nuk do të mund të vazhdojnë apo fillojnë eksportin në Gjermani.

Continue Reading

Aktuale

‘Autostrada Hangar’ do të hapë dyert për publikun më 5 Mars 2022

Published

on

Autostrada Hangar synon të gjenerojë bashkëjetesë mes komuniteteve duke punuar dhe prodhuar së bashku si një ekip dhe do të përdoret veçanërisht për të plotësuar nevojën urgjente të një edukimi joformal dhe programeve të ndërtimit të aftësive në mënyrë që të fuqizojë të rinjtë në Kosovë dhe rajon.

“Edhe pse hapësira jonë u përdor si një nga ambientet kryesore të edicionit të tretë në 2021, ku patëm një vit mjaft të suksesshëm me ekspozitën tonë ndërkombëtare, programin e zhvillimit të aftësive dhe edukimit, më 5 mars ajo do të jetë gati të hapë dyert e saj me një dizajn i ri dhe një program vjetor.

Deri më tani, ne kemi qenë të përkushtuar për të institucionalizuar “Autostrada Hangar” si institucioni i vetëm i artit bashkëkohor në Prizren përmes krijimit të një programi publik vjetor bazuar në nevojat e komuniteteve dhe partnerëve duke ndjekur parimin e gjithëpërfshirjes, duke e bërë programin të hapur për komunitete të ndryshme dhe më shumë. ekologjikisht të qëndrueshme”, shkruan në njoftim./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Asociacioni i Arkitektëve shpallë zgjedhjet për kryetar

Published

on

Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, njofton se duke u bazuar në Ligjin Nr. 06/L-043, për Lirinë e Asocimit ne Organizata Joqeveritare dhe Nenit 27, të Statutit të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, të vitit 2020, shpallë Zgjedhjet e rregullta për Kryetarin e AAK-së

Kuvendi zgjedhor i Asociacioni i Arkitektëve kosovar, do të mbahet të mërkurën, më 30.03.2022 nga ora 17:00, në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës – Prishtinë.

Ftohen, të gjithë anëtarët e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës që të marrin pjesë në kuvendin zgjedhor, dhe në frymën e konkurrencës së lirë dhe kandidimit, të shprehin vullnetin e tyre për tu kandiduar për pozitën e kryetarit të a-a-k, duke u mbështetur në nenin 33, të statutit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending