Aktuale
Gjilani inauguron sistemin e adresave, 1923 tabela emërtuese në rrugë e sheshe
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2019/06/gjilan.jpg)
Kryetari i Komunës së Gjilanit, sot është inauguruar sistemin e adresave. Tashmë janë vendosur 1923 tabela emërtuese në rrugë dhe sheshe të këtij qyteti. Këtë sistem e inauguruan Lutfi Haziri, së bashku me Helge Onsrud nga Autoriteti Norvegjez për Kadastër dhe Hartografi, zëvendësministri i Mjedisit, Gjergj Beka dhe kryshefi i Agjencionit Kadastral të Kosovës, Avni Ahmeti, kanë.
“Ne jemi bërë me adresa. Nuk i kemi më tri adresa siç ka ndodhur deri tash sepse qytetarët i kanë përdorë të vjetra, disa të pasluftës e disa adresa të ish-strukturave. Me konsensus, Kuvendi Komunal i ka miratuar këto adresa, pa dallim partiak, etnik a grupor. Gabimet teknike dhe gabimet tjera, një Komision i veçantë për shqyrtim të ankesave do të merret dhe do t’i rekomandojë Kuvendit Komunal për përmirësim. Nga 1923 tabela që janë vendosur, ankesa me shkrim janë rreth 50, ndërsa pritet të deponohen mbi 150 ankesa. Ky është investim kapital dhe faleminderit për mbështetjen shtetit të Norvegjisë’, ka thënë kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.
Haziri ka kërkuar nga institucionet publike si, Hidromorava, Ecohigjiena, KEDS etj., që tash e tutje t’i përdorin për faturim adresat e reja.
Helge Onsrud nga Autoriteti Norvegjez për Kadastër dhe Hartografi, tha se beson që secili qytetar i komunës së Gjilanit dhe secili institucion do të ketë mundësi t’i shijojë benifitet prej një adrese unike, si në ofrimin e shërbimeve, ashtu edhe të pranimit të shërbimeve.
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)