Aktuale
Kopshti i fëmijëve në Kinë, i projektuar të ngjajë si një fshat në miniaturë
Kopshti i fëmijëve, i ndërtuar në Jiangsu Beisha, të Kinës është më unik nga kopshtet e tjera për fëmijë. Kjo për shkak se është projektuar të ngjajë si një fshat miniaturë.
Ky kopsht i krijuar me një grup strukturash të ngjashme me shtëpitë, është ndërtuar rreth një sheshi, të rrethuar me shumë rrugë të tërthorta.
Ndërtimi i tij është mundësuar nga studio e arkitekturës me bazë në Pekin dhe Frankfurt, e quajtur “Crossboundaries”.
Qendra e fëmijëve në fshatin Beisha në Qarkun Funing të Kinës, është pjesë e një iniciative të qeverisë lokale për ta lehtësuar mungesën e edukimit parashkollor në zonat rurale, transmeton Ndërtimi.info.
“Gjetja e shkallës së duhur për projektin ishte një pikë e rëndësishme për fillimin e tij”, shpjegoi studio e arkitekturës, “Crossboundaries” në përshkrimin e objektit.
Në përshkrim thuhet gjithashtu se “Kopshti Beisha funksionon si një version më i vogël, i modifikuar i një fshati që i jep fëmijëve një ndjenjë familjare, duke futur risi dhe duke i futur kuriozitet”.
Projektuar si një alternativë ndaj natyrës homogjene dhe të përsëritshme të shumë ndërtesave shkollore në zonat më urbane, klasat në këtë objekt janë vendosur brenda një përzierjeje blloqesh ose shtëpive dykatëshe. Blloqet e mëdha e të veçanta përmbajnë zyre dhe hapësira të ndryshme.
Për krijimin e këtij objekti unik u përdorën një sërë tullash të reciklueshme lokale, si dhe lllaçi i bardhë, në mënyrë që t’i jepet secilës prej këtyre blloqeve një pamje shumë e ndryshme.
Dritaret e mëdha në pjesën e sipërme dhe hapjet që gjenden në disa pjesë të këtij objekti kujdesen për sigurimin e dritës së mjaftueshme natyrore.
Ky objekt ikonik është shndërruar në atraksion për të gjithë banorët përreth dhe jo vetëm./Ndërtimi.info/