Ky hotel i cili gjendet në rreth 450 vende të botës, dëshiron ta shtojë në listën e vet edhe Hotel Grandin që ndodhet në Prishtinë.

Marriott Group që është edhe pronar i Sheraton, dje bashkë me HORWATH HTL kanë prezantuar projektin për Grandin.

Në Hotel Grand planifikohet të investohen 50 milionë euro, ndërsa projekti është prezantuar edhe para kryeministrit Ramush Haradinaj dhe Ministrisë së Tregëtisë dhe Industrisë.