Aktuale
E tmerrshme: kështu e rrezikojnë jetën punëtorët e ndërtimit [video]
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2019/06/64962769_10216003877064573_4762840984318902272_n.jpg)
Punëtorët e ndërtimit vazhdojnë të jenë brenda pikës së kuqe të rrezikut, për shkak të numrit të lartë të aksidenteve që përfundojnë me fatalitet si dhe mossigurisë në vendin e punës.
Një ngjarje tjetër ku punëtorët e ndërtimit rrezikojnë jetën është shfaqur sot, nëpëpërmjet një videoje të cilën e ka vënë në pah aktivisti Kushtrim Mehmeti.
Në video shihen punëtorët duke kryer detyrat e tyre pa asnjë masë elementare të mbrojtjes.
Fajin për këtë gjë Mehmeti e ka hedhur tek Inspektorati i Punës. Madje ai ka thënë se ka tentuar të kontaktojë Inspektoratin gjatë gjithë ditës, por nuk ka arritur të marrë një përgjigje nga ana e tyre.
“Zot mbrojë punëtorët, se inspektorati është zënë duke mbikëqyrur zgjedhjet partiake, do me karrika e do me bandita. Sot, e gjithë dita më shkoi në përpjekje për ta lajmëruar inspektoriatin se një kompani pa asnjë kriter po i monton skelet në një ndërtesë shumëkatëshe. I thirra në telefon, ju shkrova e-mail, veç edhe në shtëpi sa nuk ju shkova, pa rezultat. E kur protestoj më thonë: Pse nuk po e ndjek vijën institucionale? Ju në instuticione e keni vendin, një dhe të vetmin institucion, Dubravë”, ka shkruar Kushtrim Mehmeti në rrjetin socaial në Facebook.
Mehmeti nuk është i vetmi që ia hedh fajin Inspektoratit.
Edhe Raporti i Progresit për vitin 2019-të, në gjetjet e tij thotë se Inspektorati i Punës nuk është duke e bërë siç duhet punën e vet.
Sipas këtij raporti, në sektorin e ndërtimit po ka ngecje të mëdha.
Kujtojmë se vetëm gjatë vitit 2017 në vendin e punës kanë humbur jetën 19 persona. Ndërsa në vitin 2018, ky numër është rritur në 21.
E në vitin 2019 tashmë është shënuar rasti i 9, i punëtorëve që kanë humbur jetën në vend të punës./Ndërtimi.info/
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)