Connect with us

Aktuale

8 ngjyrat më të përdorshme për ambiente dhe ndikimi i tyre në emocionet tona

Published

on

A e dini se çfarë ndikimi kanë ngjyrat në nënndërgjegjen tuaj?

Nëse do të lyeni shtëpinë, duhet të lexoni patjetër rreth ngjyrave më të përdorshme dhe ndikimin e tyre në gjendjen emocionale të njeriut. Nëse jeni duke bërë ndryshime në shtëpinë tuaj ose po transformoni ambientin, zgjedhja e ngjyrës së duhur mund të jetë shumë e vështirë, sidomos kur doni që secila nga dhomat të stimulojnë humor të ndryshëm. Dhoma e fjetjes, për shembull, duhet t’ju bëjë të ndiheni të qetë dhe të relaksuar, ndërkohë që dhoma e ngrënies duhet t’ju bëjë të ndiheni më të gjallë dhe socialë. Këtu ekziston një dallim i qartë se si ndikojnë ngjyrat të ndryshme në humorin tonë.

1- Ngjyra Blu

Bluja është një ngjyrë shumë qetësuese që mund t’ju bëjë të ndiheni të përqendruar, të relaksuar dhe të qetë. Dihet gjerësisht që kjo ngjyrë ndihmon në uljen e presionit të gjakut, të pastron mendjen dhe të mundëson frymëmarrje të qëndrueshme. Ndërsa dhomat blu janë të mrekullueshme për të qëndruar dhe për tu qetësuar, është e rëndësishme të theksohet se ngjyra blu pastel (e zbehtë) mund të vijë shumë e akullt apo e ftohtë. Bluja e hapur dhe e ngrohtë janë fantastike dhe balancohen lehtësisht me ngjyrat e ngrohta dhe në mobilim.

2- E verdhë

Kjo ngjyrë është e shkëlqyer për kuzhinat. Rregullon humorin dhe rrit energjinë, diçka që ne zakonisht e duam që në mëngjes kur nisim ditën. E verdha përngjan me dritën e diellit dhe të jep një ndjenjë ngacmuese dhe gëzimi që të gjallëron.

3- E bardha

E bardha inspiron frikën e papastërtisë në shumicën e njerëzve. Por lyerja e mureve me të bardhë është një mënyrë e shkëlqyer për të bërë që shtëpia juaj të duket më e gjerë dhe më e hapur dhe njerëzit brenda saj të jenë më neutralë. Jo domosdoshmërisht jep energji dhe as nuk nuk mund të quhet një ngjyrë që të jep qetësi, por e bardha të fal një mjedis të lumtur që ju lë të ndiheni të pastër. E bardha në vetvete me pak fjalë nënkupton mbrojtje, pafajësi dhe mirësi. Dhomat e bardha japin vetvetiu një ndjesi të pastërtisë. Lyerja e tavaneve me të bardhë është opsion i lehtë që shkon me çdo ngjyrë dhe jep iluzionin se tavani është më i lartë dhe dhoma është më e gjerë.

4- E gjelbra

Kjo është një nga ngjyrat e mrekullueshme për zyrën tuaj, pasi simbolizon prosperitetin dhe ndihmon në reduktimin e ankthit apo stresit. Kjo është një nga ngjyrat më qetësuese për sytë tuaj dhe dihet që është kuruese, ju pastron mendjen dhe nxit qetësinë. Për ata që u pëlqen ambienti i jashtëm, gjithashtu mund të përjetojnë një ndjenjë të natyrës së qetë. Sikurse edhe bluja u përshtatet atyre që pëlqejnë vërtetë të jenë pranë ujit.

5- E purpurt / vjollcë

Kjo është një ngjyrë e pasur dhe dramatike që historikisht ka qenë ngjyra e mbretërve dhe luksit. Ngjyra e purpurt e errët jep një ndjesi shumë romantike, misterioze dhe luksoze. Ajo është e mahnitshme për kreativitet. Ndërkohë duhet të dini që e purpurta e errët nuk është e përshtatshme për dhomën e fjetjes, ku dëshironi të çlodhni mendjen, ndërsa kur është më e çelët, si livando apo jargavan, do të ishin alternativa më të mira pasi ato janë qetësuese dhe të lehta.

6- Ngjyrë portokalli

Portokallia është një ngjyrë shumë emocionuese që sjell një shpërthim energjie dhe entuziazëm. Është një ngjyrë e mrekullueshme për ambiente sportive, por jo aq e mirë për dhomat e fjetjes ku kërkojmë vetëm qetësi. Portokallia gjithashtu stimulon edhe oreksin. Nëse po përpiqeni të jeni pak më të shëndetshëm dhe të ndërgjegjshëm për kaloritë, nuk do t’jua rekomandonim këtë ngjyrë për kuzhinën tuaj.

7- E kuqja


Ndërkohë që shumë njerëz e lidhin të kuqen me romancën dhe trëndafilat, ajo është e lidhur edhe me armiqësinë dhe zemërimin. E kuqja është e njohur për rritjen e presionit të gjakut, rrahjet e zemrës dhe nervozizmin. Është një ngjyrë e mrekullueshme për ambiente me njerëz shumë, veçanërisht në festa. Sugjerimi ynë është që ta mbani këtë ngjyrë në ambientet shoqërore, ambienteve çlodhëse.

8- Rozë


Efekti Pink është diçka mjaft interesante. Kjo ju ndodh kur ekspozoheni ndaj shumë elementëve rozë, të cilët kanë efekt qetësues në sistemin nervor dhe ndihmon në lehtësimin e ndjenjave të zemërimit, agresionit dhe neglizhimit. Ndryshe nga e kuqja, sa më gjatë që të ekspozoheni ndaj ngjyrës rozë, aq më shumë do të qetësoheni. Tonet më të lehta të rozës janë fantastike për dhomat e fëmijëve dhe nxisin ndjenjat e dashurisë, gjallërisë dhe mirësisë.

Burimi: https://www.countryliving.com/uk/homes-interiors/interiors/a732/how-colour-affects-mood/

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending