Arkitekturë
LumiPods, kabinat luksoze që ju afrojnë me natyrën

Të afrohesh me natyrën sapo u bë më e lehtë, në sajë të këtyre kabinave parafabrikate të rrumbullakëta, me mure xhami rrëshqitëse që mund të vendosen kudo.
Kabinat, të quajtura LumiPods, janë vetëm 183 metra katrore dhe përmbajnë një dhomë gjumi të thjeshtë dhe banjo. Ato kanë një shtresë prej druri të errët dhe një fasadë xhami e cila hapet me rrëshqitje për të siguruar një lidhje të pastër ndërmjet hapësirave të brendshme dhe të jashtme.
Këto kabina janë konceptuar si një shkëputje nga rutina për njerëzit e stresuar të qytetit. Këto kabina gjithashtu janë projektuar që të kenë ndikim minimal në mjedis dhe mund të transportohen kudo në botë dhe të mund të montohen brenda dy ditëve. Kabinat e parafabrikuara në formën e podeve, përbëhen nga dy module që vendosen butësisht në katër shtyllave të vidosura.
Kjo lejon që strukturat e vogla të shkaktojnë ndikim minimal në vendin e instalimit. Podet janë gjithashtu mjaftueshëm të forta për të përballuar shumicën e kushteve atmosferike. Rreshtuar në panele kompensate, hapsirat e brendshme janë të izoluara mirë dhe vijnë me një skemë të dizajnit të brendshëm minimalist.
Megjithatë, tipari më frymëzues është muri i lakuar i xhamit që rrëshqet për tu hapur, duke ofruar shikim pa pengesa nga pothuajse kudo në kabinë. Panelet e lakuara të xhamit janë të vendosura në korniza alumini që rrëshqasin në dy shina, duke lejuar që brendësia të transformohet në një hapësirë të jashtme në natyrë, sa hap e mbyll sytë.
Për momentin, LumiPods duhet të jetë i lidhur me rrjetin e energjisë elektrike, ujit dhe ujërave të zeza. Por kompania aktualisht është duke eksploruar teknologji të reja në mënyrë që të ofrojë një version krejtësisht jashtë rrjetit, në vitin 2020.
