Arkitekturë
U deshën 137 vite që të jepet leja për ndërtimin e kishës “La Sagrada Familia”
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2019/06/gettyimages-856994912-7257e30a09fd6f172bdecf0ff88f64265ad8b0a4-s800-c85.jpg)
Kisha ikonike e Barcelonës “La Sagrada Familia” ka qëndruar e papërfunduar për më shumë se një shekull. Mirëpo tani, 137 pas fillimit të ndërtimit të saj, autoritetet vendore të Barcelonës më në fund ka dhënë lejen për ndërtimin e saj.
Leja e dhënë, mundëson që projekti i arkitektit Antoni Gaudi të vazhdojë së jetësuari, teksa finalizimi i tij pritet të bëhet në vitin 2026, transmeton Ndërtimi.info.
Nënkryetari i Barcelonës, Janet Sanz tha se kostoja totale e licencës është më e larta në historinë e qytetit, me fondacionin që pritet ta paguajë qytetin 4.5 milionë euro për ruajtjen dhe përfundimin e tempullit.
Sanz e konsideron mosdhënien e licensës një “anomali historike”.
Kryevepra e Antoni Gudit e cila mbeti e papërfunduar, është destinacioni më i frekuentuar turistik i Barcelonës, që brenda çdo viti tërheqë rreth 20 milion vizitorë.
Puna në “Sagrada Familia” kishte filluar në mars të vitit 1882, bazuar në një dizajn neo-gotik, nga arkitekti Fraciso de Paula del Villar y Lonzano. Kohë më vonë arkitekti i famshëm Gaudi kishte prezantuar dizajnin e tij të për këtë objekt.
Kjo kishë shpejt u bë projekt i rëndësishëm i arkitektit katalanas Gaudi, i cili mbikëqyri punimet nga viti 1883 e deri nga mesi i qershorit të vitit 1926, kur u godit nga një tramvaj. Tri ditë më vonë ai u varros në një pjesëz të kishës “Sagrada Familia”.
Bashkëpunëtori i Gaudit, arkitekti Domenec Sugranes morri përsipër këtë projekt duke iu përmbajtur konceptit origjinal të Gaudit.
Gjatë luftës civile spanjolle projekti origjinal u dogj së bashku me vizatimet, fotografitë dhe modelet, por megjithatë punimet vazhduan./Ndërtimi.info/
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)