Featured
Elementet e dekorit që e bëjnë shtëpinë të duket më e madhe
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2019/06/shtepiaterer.jpg)
Pavarësisht hapësirave të vogla, monolokalet dhe bilokalet mund të jenë ambiente të rehatshme nëse organizohen në mënyrë funskionale.
Kjo do të thotë të dish të valorizosh sipërfaqe dhe hapësira, të pajisura me elementë ndarës ose mobilje, në gjëndje të nxjerrin në pah shtëpinë duke ndjekur trendet e momentit dhe duke respektuar nevojat lidhur me mënyrën e jetesës.
Mur i pajisur
Një zgjidhje shumë e mirë kjo për të vendosur sa më në rregull sendet personale, duke shfrytëzuar maksimalisht hapësirën. Muret e pajisura mund të jenë librari, mobilje të larta, të bëra dhe me porosi, të cilat ndajnë hapësirën në ambiente më të vogla. Të gjithë këto elemntë ndarës mund të jenë të bëra me kartonxhes, rafte druri, ose ndonjë material tjetër.
Panele ndarëse
Në një hapësirë të vogël si monolokali, preferojmë që të kemi më pak mure ndarëse, në mënyrë që të kemi ndjenjën e hapjes dhe lirisë në të gjithë shtëpinë. Nëse duam të krijojmë pak privatësi në disa vendë në shtëpi, si zona e gjumit apo studio, mund të përdorim pikërisht panelet ndarëse.
Ngjyra: jo vetëm e bardhë
Zgjedhja e ngjyrave është fondamentale sidomos në apartamentet e vogla. Ngjyra e bardhë është padyshim ngjyra që e bën shtëpinë të shndërrisë duke e zmadhuar. Nëse mendoni që përdorimi i të bardhës është pak monoton, atëherë mund të përdorni një ngjyrë tjetër në një nga faqet e murit. Mund të zgjedhim një prekje të fortë dhe gëzueshme, ose një nuancë neutrale duke qëndruar midis tonaliteteve të bezhës dhe grisë. Një tjetër alternativë për të personalizuar akoma më shumë shtëpinë, është përdorimi i letrave të murit. Ka zgjidhje për gustot e të gjithëve për ta shndërruar shtëpinë në një vend unik.
Pasqyra
Pasqyrat mund të jenë aleatët tuaj më të dobishëm, sepse japin idenë e zmadhimit të hapësirave, duke i dhënë më shumë thellësi ambientit. Falë pasqyrave kemi dhe një reflektim të dritës dhe si rrjedhojë i gjithë ambienti do të jetë më i ndriçuar. Kini parasysh që dhe në hapësirat e vogla, përdorimi i pasqyrës është një mendim fitues, si nga ana e arredimit ashtu dhe nga ana e kursimit të hapësirës.
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)