Aktuale
Banorë e fshatit Broboniq të Mitrovicës ankohen për rrugën e pashtruar
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2019/06/klan.jpg)
Banorët e rrugës “Kadri Uba”, në fshatin Broboniq të Mitrovicës, thonë se kalimin e kanë shumë të vështirë për shkak të rrugës së pashtruar, ani pse kësaj rruge i bien shumë herë gjatë ditës.
Sipas tyre, komuna nuk ka ndërhyrë për ta rregulluar rrugën, derisa banorët me mjete vetanake po mundohen që ta mirëmbajnë me aq sa munden.
“Kohët e fundit që ka ra shumë e ka dëmtu rrugën shumë. Problemi na shkakton boll, vazhdimisht këna me ardhë më kerr, me ushqim për veti, për kafshë, për gjithçka”, tha një banor i këtij fshati.
Këta thanë se rregullimin e rrugës me gjatësi rreth 1 kilometër ua premtojnë vetëm në kohë të fushatave zgjedhore.
E, nëse së shpejti nuk ndërmerret diçka, 50 familje të këtij fshati thonë se do të shpërngulen në qytet.
“Janë dalë 10 familje përnjëherë edhe pritet ditë për ditë me dalë për shkak të rrugës dhe të kushteve, se me i pasë kushtet edhe vendin e rregullum na nuk kishim kërku ma mirë, tha një banor tjetër.
Që kjo të mos ndodhë në komunën e Mitrovicës thonë se në këtë vit do të intervenojnë vetëm në zhavorr derisa premtuan zgjedhje afatgjate për vitin e ardhshëm, raporton Klan Kosova.
“Do të bëhet hapja e kanaleve, vendosja e gypave, shtrimi me zhavorr dhe ngjeshja. Brenda vitit që vjen do të parashohim buxhetin e vitit 2020 dhe asfaltimin e rrugës”.
Krahas asfaltimit banorët kërkojnë që tu bëhet edhe një zgjidhje për transportin e fëmijëve për në shkollë.
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)