Aktuale
Kina shfrytëzon energjinë diellore dhe të erës për ndriçimin e rrugëve
Kina po shfrytëzon më së miri energjinë e erës dhe atë diellore, si burim alternativ për ndricimin në rrugë. Kjo risi po shihet si një tend në rrijtje në shtetin aziatik. Nëse më parë ishte një projekt në hapat e para, tashmë Kina është shëndërruar në një industri të prodhimit të energjisë nga burime të rinovueshme
Pjesa më e madhe e qyteteve të Kinës përdorin energjinë e erës dhe atë diellorë për ndricim, përvec semaforëve sinjalizues është instaluar një aparat i veçantë me emërtimin “paneli i baterive të energjisë diellore”. Me anë të këtij aparati, energjia e rrezeve të diellit kthehet në energji elektrike, që shfrytëzohet për funksionimin normal të semaforëve sinjalizues dhe ndricimin në rrugë.
Dritat mund të dërgojnë energjinë e tepërt përmes rrjetit nga turbinat e erës dhe panelet diellore. Këto drita mund të zgjasin rreth 20-vjet dhe kërkojnë vetëm një një mirëmbajtje vjetore check –up, apo në ato raste të fatkeqësive natyrore ose aksidenti.
Dritat LED furnizohen më energji në sajë të tubinës së erës dhe panelit diellor. Më pas kur mjedisi bëhet i errët, llampa automatikisht fillojnë ndriçimin nëpërmjet përdorimit të një sistemi inteligjent sensor. Dhe fiket nga një kontrollues automatik i cili mund të vendoset në një kohë të caktuar ose sipas kërkesave me një kohë mesatare të ndriçimit 8-10 orë në ditë.
I gjithë sistemi është pothuajse i lirë në mirëmbajtjen dhe ka kosto të ulët. Kina synon të bëhet jo thjesht një bazë me kosto të ulët të prodhimit , por një burim i inovacionit , një udhëheqës i teknologjisë së gjelbër.
https://www.youtube.com/watch?list=UUj3cF-UHR1oSXLOMA52oHBA&v=M-tl6U0BPU4