Aktuale
Historia e xhamisë së Profetit Muhammed
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2019/06/mosque-650x250.jpg)
Mesxhid en-Nebeui është një xhami e themeluar dhe e ndërtuar fillimisht nga Profeti Muhammed, e cila gjendet në qytetin e Medinës në rajonin e Hixhazit të Arabisë Saudite . Ishte xhamia e tretë e ndërtuar në historinë e Islamit dhe tani është një nga xhamitë më të mëdha në botë . Është vendi i dytë më i shenjtë në Islam, pas Xhamisë së Madhe në Mekë . Është gjithmonë e hapur, pavarësisht nga data ose koha.
Vendndodhja e xhamisë ishte fillimisht pranë shtëpisë së Muhammedit; ai u vendos atje pas emigrimit të tij nga Meka në Medinë në vitin 622. Ai mori pjesë në punën e rëndë të ndërtimit. Xhamia origjinale ishte një ndërtesë e hapur. Ajo shërbeu si një qendër e bashkësise islame, një gjykatë dhe një shkollë fetare. Kishte një vend të ngritur që njerëzit të mësonin Kur’anin . Udhëheqësit pasues muslimanë e zgjeruan dhe e dekoruan xhaminë. Në vitin 1909, ajo u bë vendi i parë në Gadishullin Arabik që do u pajis me drita elektrike . Xhamia është nën kontrollin e Mbrojtësit të dy Xhamive të Shenjta . Xhamia gjendet në atë që tradicionalisht ishte qendra e Medinës së vjetër, me shumë hotele dhe tregje të vjetra afër. Është një vend i rëndësishëm pelegrinazhi. Shumë pelegrinë që kryejnë haxhin shkojnë në Medinë për të vizituar xhaminë, për shkak të lidhjes së sajë me Muhammedin.
Pas një zgjerimi gjatë sundimit të kalifit Omajad el-Ualid I, tani përfshihet edhe vendi i fundit i pushimit të Muhammedit dhe dy halifet Rashidun Ebu Bekri dhe Omeri . Një nga karakteristikat më të dukshëm të xhamisë është Kubeja e Gjelbër në këndin jug-lindor të xhamisë e ku ndodhet varri i Muhammedit,fillimisht ishte shtëpia Aishes. Në vitin 1279 u ndërtua një kupolë prej druri mbi varrin e cila më vonë u rindërtua dhe u rinovua shumë herë në fund të shekullit të 15 dhe një herë në 1817. Kubeja e tashme është shtuar në vitin 1818 nga Sulltani Osman Mahmudit II, dhe ajo është pikturuar për herë të parë e gjelbër në 1837, duke u bërë e njohur kështu si “Kubeja e Gjelbër”.
Xhamia u ndërtua nga Profeti Muhamed në 622, pas mbërritjes së tij në qytetin e Medinës . Hipur në një deve të quajtur Kasua ai arriti në vendin ku u ndërtua kjo xhami. Toka ishte në pronësi të Sahal dhe Suhejl, pjesërisht si një vend për tharjen e hurmave, dhe në fund ishte përdorur si një vend varrimi. Duke refuzuar “ta pranonte tokën si një dhuratë”, Profeti Muhammed e bleu tokën dhe u deshën shtatë muaj për të përfunduar ndërtimin e xhamisë. Ajo kishte përmasa 30.5 m me 35.62 m . Çatia kishte si bazament trungjet e palmave dhe u bë prej balte të rrahura dhe gjethe palme. Ishte në një lartësi prej 3.60 m. Tre portat e xhamisë ishin Bab-el-Rrahma në jug, Bab-el- Xhibril në perëndim dhe Bab el-Nisa në lindje.
Pas betejës së Hajbarit, xhamia u zgjerua. Xhamia u zgjat për 47.32 m në çdo anë dhe tre rreshta kolonash u ndërtuan pranë murit perëndimor, i cili u bë vendi i lutjes. Xhamia mbeti e pandryshuar gjatë sundimit të kalifit të parë Rashidun Ebu Bekër . Kalifi i dytë Omeri shkatërroi të gjitha shtëpitë rreth xhamisë përveç atyre të grave të Muhammedit për ta zgjeruar atë. Dimensionet e xhamisë së re u bënë 57.49 m me 66.14 m. Për të ndërtuar muret e reja u përdorën tulla prej balte së tharë në diell. Përveç gërryerjeve në dysheme, lartësia e çatisë u rrit në 5.6 m. Për më tepër Omeri ndërtoi tri porta të tjera për hyrje. Ai gjithashtu shtoi El-Butejha për njerëzit që të recitonin poezi.
Kalifi i tretë Osmani shkatërroi xhaminë në 649. U deshën dhjetë muaj për ndërtimin e xhamisë së re në formë drejtkëndore, drejtimi i së cilës u kthye drejt Qabes në Mekë . Xhamia e re kishte përmasa 81.40 m me 62.58 m. Numri i portave si dhe emrat e tyre mbetën të njëjta. [12] Muret e shtuara ishin bërë me gurë dhe llaç. Kollonat e trungut të palme u zëvendësuan me kolona prej guri të cilat u bashkuan me mbajtëse hekuri. Për rindërtimin e tavanit përdor druri i tikut.
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)