Aktuale
Bechtel Enca i përgjigjet punëtorit që tha se autostrada nuk është e sigurt për qarkullim
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2019/05/61370550_604316250051821_2899819097711706112_n.jpg)
Inaugurimi i autostradës “Arbën Xhaferi”, e cila shtrihet nga Prishtina në Han të Elezit, në kufi me Maqedoninë e Veriut, është bërë dje me një ceremoni shtetërore. Punimet e autostradës me gjatësi prej 60 kilometrash që ka urën më të gjatë në Ballkan, i ka kryer konsorciumi turko-amerikan “Bechtel-Enka”.
Për cilësinë e autostradës, ka ngritur pikëpyetje një ish-punëtor i saj. Ai autostradën e ka quajtur të mirë vetëm në pamje dhe të rrezikshme për të qarkulluar, sepse siç shprehet “është e cilësisë së dobët”. Kështu kishte deklaruar Perparim Sadiku, ish-punëtor i Bechtel Encas.
Për këto deklarata Bechtel-Enka ka një përgjigjje përmes zëdhënëses së kompanisë, Ela Ruci.
E kontaktuar nga Gazeta Express, Ruçi, nuk është marrë me deklaratat e Sadikut. Ajo tha se është e gëzuar që kompania ku punon ka përfunduar me sukses autostradën.
“Jam shumë e gëzuar që përfunduam me sukses një autostradë të parametrave ndërkombëtarë”, tha ajo.
Sidoqoftë, Sadiku ka thënë se nuk ka guxim të udhëtojë nëpër autostradën e re për shkak të cilësisë së dobët.
“Nuk kam besim ta kaloj urën. Nuk do ta vizitojë kurrë autostradës përtej Fusha e Pajtimit. Për shkak se më ndodhi lëndimi duke e ndërtuar dhe cilësisë së keqe. Jam i bindur se 30% i punëtorëve nuk kanë zemër të shkojnë në atë autostradë për shkak të ndërtimit të keq”, tha Sadiku.
Ai ka deklaruar se është i gatshëm t’i ofrojë këto informacione Prokurorisë së shtetit nëse e kontaktojnë.
Autostrada “Arben Xhaferi” që shkon nga Prishtina drejt Shkupit, deri në Han të Elezit me gjatësi 65 kilomera, i ka kushtuar shtetit të Kosovës pak mbi 600 milionë euro fillimisht.
Çmimi fillestar i autostradës “Arbën Xhaferi” ka qenë 599 milionë e 944 mijë e 263 euro e 55 cent, mirëpo më pas pas ndryshimit të TVSH-së nga 16% në 18%, çmimi u rrit për 8 milionë euro, pra në 608 milionë e 348 mijë e 430 euro e 87 cent, raporton Ndërtimi.info.
Mirëpo, problemet me pagesa kanë bërë që shteti të detyrohet për të paguar penalti prej 53 milionë eurosh, që në fillim ishin 63 milionë, mirëpo më pas u zvogëluan nga negociatat.
Autostrada Prishtinë – Hani Elezit e njohur ndryshe edhe si autostrada “Arbën Xhaferi” në bazë të kontratës fillestare do duhej të përfundonte më 1 janar të vitit 2018. Më pas u shty për në 31 dhjetor 2018, mirëpo lëshimi në qarkullim po ndodh më 29 maj 2019.
Në këtë rrugë është e vendosur ura (vijadukti) më e gjatë në Ballkan. Ajo ka gjatësi të saktë 5814 metra.
Për t’u ndërtuar “Arbën Xhaferi” janë përdorur:
583,000 metra kub beton
606,000 tonë asfalt
67,000 metra gjatësi shtylla në total
147,300 metra gypa drenazhimi
1,240,000 tonë bazë e shtruar për trasenë e autostradës
163,000 metra mbrojtëse anash rrugës
212,000 metra katror gardh mbrojtës
11 milionë metra kub sasi e dheut është hequr
9.8 milionë metra kub mbushje ka pasur përgjtë autostradës
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)