Connect with us

Aktuale

Autostrada Shkup-Bllacë ende në fazën e projektimit

Published

on

Autostrada Shkup-Bllacënuk do të jetë gati as në vitin 2019 ndërkohë që ndërtimi i saj premtohet për plotë 17 vite apo nga viti 2002.

Drejtuesit e institucioneve të Maqedonisë së Veriut, në veçanti ato që drejtohen nga shqiptarët, në vazhdimësi kanë dhënë afate mbi nisjen e punimeve për këtë segment rrugor që konsiderohet si shumë i rëndësishëm si për bizneset ashtu edhe për qarkullimin e njerëzve, por në terren gjërat nuk kanë lëvizur nga pika zero.

Edhe për këtë vit, Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka dalë me premtimin se më së voni në vjeshtë do të nisin punimet për 2 kilometrat e parë nga gjithsej 12.5 kilometra sa është paraparë të ketë gjatësi apo deri në lidhjen e saj me autostradën e korridorit 8.

Ndërtimi i autostradës do të kushtojë 100 milionë euro, mjete këto të siguruara nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

“Këto ditë presim që të marrim projektin për autostradën Shkup-Bllacë dhe në muajin qershor të shpallet tenderi për caktimin e kompanisë që do të realizojë punimet. Kjo procedurë presim që të përfundojë në muajt korrik apo gusht”.

“Kështu që, ndërtimi i dy kilometrave të parë të kësaj autostrade presim të nis nga vjeshta e këtij viti. Pas përfundimit të punimeve për fazën e parë, presim që më pas të nisim punimet edhe për 10.5 kilometrat e tjerë. Procedurat për fazën e dytë presim të mbyllen deri në fund të vitit që vitin e ardhshëm të nisin punimet dhe të përfundojë ky projekt”, ka deklaruar Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugarevski.

Autostrada, sipas projektit të paralajmëruar nga Qeveria, do të ketë në trase të re dhe do të ketë katër tunele dhe tetë ura.

Zvarritja e ndërtimit të saj në vazhdimësi është kritikuar nga komuniteti i biznesit, nga partitë opozitare por edhe nga faktor të tjerë që kanë lidhje qoftë afariste apo familjare me Kosovën.

​Sipas ekspertëve Maqedonia e Veriut duhet t’i kushtojë vëmendje të veçantë raporteve më Kosovën për shkak të përfitimeve të mëdha që ka në sferën e ekonomisë, por edhe lidhjeve të familjare të një pjese të madhe të popullatës.

“Maqedonia partner tregtar të vetmin ku ka suficit apo shkëmbim tregtar pozitiv e ka Kosovën dhe normalisht se autostrada nga ana e Maqedonisë do të përshpejtonte zinxhirin e furnizimit me mallra dhe shërbime drejt Kosovës. Ndryshe, nëse nuk do të kenë mundësi që këtë ta bëjnë përmes kësaj rruge, atëherë do të mundohen të gjejnë alternativa tjera si nga Shqipëria e vende tjera”.

“Normalisht këtu kemi edhe Serbinë e cila po ndërton korridoret e saj dhe kuptohet se ajo ka interes ekonomik që të zë vendin e saj. Pra, nëse ne do të ngelin pas këtyre investimeve kapitale do të humbin gjithë avantazhin që kemi pasur deri më tani”, ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë, Visar Ademi, njohës I cështjeve ekonomike.

Në raportet ekonomike me Kosovën, Maqedonia e Veriut në vazhdimësi ka pasur shkëmbim të favorshëm tregtar.

Sipas të dhënave Ministrisë së Ekonomisë, në pesë muajt e fundit apo nga nëntori i vitit të kaluar e deri në mars të këtij viti, në tregun kosovar janë eksportuar mallra në vlerë prej 103.3 milionë euro dhe krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, është shënuar rritje të eksportit për 25.7 milionë euro apo 33%.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending