Aktuale
Anulohet tenderi për ndërtimin e parkingut nëntokësor në Prishtinë
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2018/08/parking.jpg)
Parkingu nëntokësor tek Fakulteti Filologjik është projekti madhor i Komunws së Prishtinës. Që nga viti i kaluar, Komuna është në fazën përzgjedhëse të kompanisë e cila do ta ndërtojë këtë parking.
Por, Organi Shqyrtues i Prokurimit ka anuluar aktivitetin e prokurimit.
Kompania Nuha Bauunternehmung GmbH & Co. KG & Qamili GbR “Alba Clean”, ka bërë ankesë me arsyetimin se është eleminuar padrejtësisht. Kjo kompani thotë se komuna nuk i ka dhënë arsyet për të cilat e ka eliminuar nga konkursi.
Komuna e Prishtinës përgjatë vitit 2018 kishte filluar fazën e parë për ndërtimin e parkingut e që është shpallja e kërkesës për kualifikim, për të vazhduar më pas me shpalljen e kërkesës për propozim dhe për të përfunduar me përzgjedhjen e ofertuesit më të suksesshëm,
Në fazën e parë, atë të aplikimit të ofertuesve kishin aplikuar gjashtë kompani.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ishte zotuar se punimet për ndërtimin e parkingut do të fillojnë në vitin 2018, por edhe pse jemi në muajin e pestë të vitit 2019, kjo ende nuk ka ndodhur.
Ky parking nëntokësor pritet të ketë kapacitet për së paku 500 vetura. Sipërfaqja e ndarë për parking është 13,990 metra katrorë dhe është planifikuar që të ndërtohet në 2 etazhe. Disniveli në pjesën perëndimore të lokacionit mund të shfrytëzohet për ndërtimin e disa lokaleve afariste, në sipërfaqe të përgjithshme prej 500 metrash katrorë.
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)