Connect with us

Featured

Infrastruktura e dobët e transportit në vendet e Ballkanit

Published

on

Pjesa më e madhe e investimeve të transportit në vendet e Ballkanit është realizuar në vitet 1970 dhe 1980, kurse më pas janë nënvleftësuar në masë të madhe punimet në drejtim të mirëmbajtjes dhe riparimit.

Nga Dr. Erhan Turbedar.

Përveç kësaj, infrastruktura e transportit të vendeve të Ballkanit ka pësuar dëme dhe nuk është zhvilluar mjaftueshëm edhe për shkak të ndikimit që kanë pasur luftërat, paqëndrueshmëria ekonomike dhe trazirat politike në rajon. Për këtë arsye, zhvillimi i një infrastrukture efikase të transportit është një nga nevojat themelore që qëndron përpara vendeve të rajonit.

Në një studim të kryer nga Banka Botërore, karakterizohen si të dobëta edhe institucionet dhe politikat e sektorit të transportit në vendet e Ballkanit. Kurse një raport i publikuar nga Komisioni Evropian thotë se vetëm përmirësimi i infrastrukturës së transportit nuk mund të ofrojë dinamizëm të qëndrueshëm në Ballkan pa përgatitur më parë një kornizë të re ligjore dhe institucionale për sektorin e transportit. Vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat këto dy vitet e fundit janë bashkuar në kuadër të Procesit të Berlinit, po diskutojnë jo vetëm për harmonizimin e politikave të ndjekura në sektorin e transportit, por edhe për zhvillimin e infrastrukturës fizike.

Probleme të tjera që kanë të bëjnë me sektorin e transportit në vendet e Ballkanit janë mungesa e lidhjeve ndërkufitare, përdorimi i llojeve të transportit në një mënyrë të pa-ekuilibruar dhe fragmentarizmi i rrjetit të transportit. Për shkak të nacionalizmit, interesave ekonomike në konflikt dhe mungesës së politikave të mira fqinjësore deri vonë, lidhjet e transportit mes disa vendeve të Ballkanit nuk janë në nivel të kënaqshëm. As lidhjet ndër-rajonale nga lindja në perëndim të Ballkanit nuk janë në nivelin e dëshiruar. Për më tepër, ka nevojë për përmirësimin e lidhjeve të transportit midis Ballkanit dhe pjesës perëndimore dhe verilindore të Evropës.

Për shkak të pozicionit gjeografik strategjik që ka, normalisht Ballkani duhet të ishte një rajon i rëndësishëm transiti për transportin intermodal. Përveç kësaj, korridoret multimodale të transportit pan-evropian që kalojnë nëpër këtë rajon ofrojnë mundësi për zhvillimin e transportit intermodal. Sidoqoftë, transporti intermodal në Ballkan nuk është i zhvilluar mjaftueshëm. Në të vërtetë, vetëm 1 për qind e mallrave të transportuara në vendet e Ballkanit Perëndimor i nënshtrohen transportit intermodal.

Nga ana tjetër edhe portat kufitare të vendeve të Ballkanit vazhdojnë të përbëjnë një pengesë në transport. Kohët e gjata të pritjes në portat kufitare jo vetëm që rrisin koston e transportit, por bëhen shkak edhe i pasigurive që kanë lidhje me shërbimin e transportit. Kohët e gjata të pritjes në portat kufitare përveç infrastrukturës ekzistuese ndodhin gjithashtu edhe për shkak të procedurave që zbatojnë vendet përkatëse. Edhe pse situatat e vështira lidhur me portat kufitare të vendeve të Ballkanit janë lehtësuar pjesërisht gjatë viteve të fundit, praktikat në fuqi vazhdojnë të pengojnë integrimin ekonomik rajonal dhe zhvillimin e transportit intermodal.

Një sistem më efikas i transportit në vendet e Ballkanit është i nevojshëm jo vetëm për stabilitetin ekonomik dhe politik të vendeve të rajonit, por edhe për transportin transit ndërkombëtar. Veçanërisht lindja e shteteve të rinj të pavarur dhe hapja e portave të reja kufitare në periudhën pas viteve 1990 në Ballkan ka ndikuar negativisht edhe transportin ndërkombëtar transit në rajon.

Zhvillimet në infrastrukturën e transportit në vendet e Ballkanit janë gjithashtu të rëndësishme edhe për Turqinë. Në përgjithësi Turqia më shumë se 50 për qind të eksportit të saj e realizon në vendet evropiane. Ndërsa Ballkani është një rajon transit i rëndësishëm për tregtinë e jashtme të Turqisë me vendet e Evropës Perëndimore. Për transportin e mallrave kamionët turq udhëtojnë në vit rreth 200 mijë herë përmes vendeve të Ballkanit për të shkuar e ardhur në Evropën Perëndimore.

Bashkimi Evropian (BE) është aktori kryesor në ristrukturimin e infrastrukturës së transportit në vendet e Ballkanit. Përpjekjet që po bën Brukseli për të eliminuar dallimet e mëdha midis Evropës Perëndimore dhe asaj Lindore në aspektin e transportit, nga njëra anë mundësojnë përhapjen e standardeve të veta të transportit në vendet e reja anëtare, kurse në anën tjetër synojnë tërheqjen e vendeve kandidate dhe atyre potenciale për kandidat të Ballkanit në sistemin evropian të transportit. Vetëm se për shkak të financimit të pamjaftueshëm, ky proces nuk po përparon me shpejtësinë e dëshiruar.

Edhe pse Turqia është e angazhuar për të mbështetur projektin e autostradës Sarajevë-Beograd, e cila pritet të kushtojë rreth 800 milionë euro, ende nuk janë ndërmarrë hapa konkrete në lidhje me këtë projekt, pasi Bosnjë-Hercegovina dhe Serbia nuk kanë rënë dakord mbi itinerarin që duhet të ndjekë kjo autostradë./Shqipëroi: Serdar Huseyni, TRT

Featured

Kompanitë kosovare ftohen të respektojnë Ligjin gjerman të furnizimit

Published

on

Ligji Gjerman i Zinxhirit të Furnizimit (Lieferkettensorgfaltspflichtengesetz – LkSG) ka hyrë në fazën e dytë të zbatimit më 1 janar 2024, duke zgjeruar fushëveprimin e tij për të mbuluar të gjitha kompanitë në Gjermani me mbi 1000 punonjës.

Zgjerimi do të shtojë rreth 2,000 kompani gjermane në kuadrin rregullator. Këto kompani do të aplikojnë kriteret që parashihen me ligj përgjatë gjithë zinxhirit të tyre të furnizimit dhe tek furnitorët jashtë Gjermanisë. Përfshirë këtu kompanitë nga Kosova që janë furnitorë të kompanive gjermane, apo që synojnë të bëhen furnitorë për kompani gjermane.

Ligji për Zinxhirin e Furnizimit u miratua në vitin 2021 dhe zyrtarisht hyri në fuqi më 1 janar 2023, duke iu kërkuar kompanive gjermane të plotësojnë kritere për të siguruar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut dhe çështjet mjedisore në zinxhirët e tyre të furnizimit global.

Ligji implementohet në tri faza: Në fazën e parë, ligji gjerman u aplikua për kompanitë me mbi 3000 punonjës në Gjermani. Përafërsisht 900 kompani të mëdha gjermane u detyruan ta zbatojnë ligjin.

Në vitin e parë të zbatimit, Zyra Federale për Çështjet Ekonomike dhe Kontrollin e Eksportit (BAFA) ishte përgjegjëse për monitorimin dhe zbatimin e ligjit. BAFA kreu 486 inspektime të kompanive të mëdha për të vlerësuar pajtueshmërinë. Vlerësimi i përgjithshëm i BAFA ishte pozitiv, duke gjetur se kompanitë ishin përgjithësisht të suksesshme në krijimin e sistemeve dhe proceseve të nevojshme për të përmbushur kërkesat e Ligjit në fazën e parë.

Megjithatë, zgjerimi i zbatueshmërisë së Ligjit Gjerman të Zinxhirit të Furnizimit në ndërmarrjet e  mesme pritet të paraqesë më shumë sfida.

Kompanitë kosovare që nuk i zbatojnë kushtet e parapara me këtë ligj, nuk do të mund të vazhdojnë apo fillojnë eksportin në Gjermani.

Continue Reading

Aktuale

‘Autostrada Hangar’ do të hapë dyert për publikun më 5 Mars 2022

Published

on

Autostrada Hangar synon të gjenerojë bashkëjetesë mes komuniteteve duke punuar dhe prodhuar së bashku si një ekip dhe do të përdoret veçanërisht për të plotësuar nevojën urgjente të një edukimi joformal dhe programeve të ndërtimit të aftësive në mënyrë që të fuqizojë të rinjtë në Kosovë dhe rajon.

“Edhe pse hapësira jonë u përdor si një nga ambientet kryesore të edicionit të tretë në 2021, ku patëm një vit mjaft të suksesshëm me ekspozitën tonë ndërkombëtare, programin e zhvillimit të aftësive dhe edukimit, më 5 mars ajo do të jetë gati të hapë dyert e saj me një dizajn i ri dhe një program vjetor.

Deri më tani, ne kemi qenë të përkushtuar për të institucionalizuar “Autostrada Hangar” si institucioni i vetëm i artit bashkëkohor në Prizren përmes krijimit të një programi publik vjetor bazuar në nevojat e komuniteteve dhe partnerëve duke ndjekur parimin e gjithëpërfshirjes, duke e bërë programin të hapur për komunitete të ndryshme dhe më shumë. ekologjikisht të qëndrueshme”, shkruan në njoftim./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Asociacioni i Arkitektëve shpallë zgjedhjet për kryetar

Published

on

Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, njofton se duke u bazuar në Ligjin Nr. 06/L-043, për Lirinë e Asocimit ne Organizata Joqeveritare dhe Nenit 27, të Statutit të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, të vitit 2020, shpallë Zgjedhjet e rregullta për Kryetarin e AAK-së

Kuvendi zgjedhor i Asociacioni i Arkitektëve kosovar, do të mbahet të mërkurën, më 30.03.2022 nga ora 17:00, në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës – Prishtinë.

Ftohen, të gjithë anëtarët e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës që të marrin pjesë në kuvendin zgjedhor, dhe në frymën e konkurrencës së lirë dhe kandidimit, të shprehin vullnetin e tyre për tu kandiduar për pozitën e kryetarit të a-a-k, duke u mbështetur në nenin 33, të statutit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending